3 shenjat që do të gjejnë dashurinë e madhe në sezonin e Dashit


Kemi hyrë në sezonin e dashit dhe është koha që i takon përmirësimit të dashurisë dhe në përgjithësi aspekteve të tjera të jetës sonë.
Nëse jemi në gjendje të përqendrohemi, mund ta përdorim siç duhet energjinë e dashit.Çelësi këtu është që të mos kapeni nga tiparet e tjera të personalitetit të tij, si armiqësia, agresioni, vrazhdësia. Për të dashuruarit që duan të ndajnë së bashku përvoja të thella dhe pozitive, ky është sezoni për ju.Në dashuri dhe romancë, ne do të shohim që marrëdhëniet përforcohen dhe flirtet bëhen serioze dhe premtuese.
Por cilat janë shenjat më me fat në sferën e dashurisë gjatë sezonit të dashit?

1. Gaforrja
Ju kishit nevojë për pak pushime dhe tani që jemi në sezonin e dashit, kjo është koha e shkëlqimit tuaj. Jeta juaj do të përmirësohet, veçanërisht në sferën e dashurisë.Do të vini re se ky sezon përmirëson vetëbesimin tuaj; do tëndiheni mirë kur thoni atë që keni në mendje, pa e frenuar veten. Kjo nuk do të thotë se do të turbulloheni, por do t’i tregoni partnerit se çfarë mendoni se ju nevojitet për ta çuar në tjetër nivel dashurinë tuaj. Nëse po kërkoni përkushtim, atë do të arrini.Nëse doni t’i përmirësoni gjërat në dhomën e gjumit, mos kini frikë, partneri juaj është qind për qind pranë jush në këtë drejtim.

2. Virgjëresha
Jeta juaj e dashurisë ka qenë gjithmonë më shumë një shfaqje për të tjerët sesa një kënaqësi e vërtetë për ju, megjithëse duket sikur sezoni i dashit mund ta ndryshojë këtë, të paktën për njëfarë kohe.Ju pëlqen t’u tregoni njerëzve se po jetoni njëjetë të lumtur e romantike në çdo çast, por kjo nuk është e vërtetë; ju në fakt e bëni këtë për t’u dukur dhe për të shmangur këshillat. Jeni mësuar aq shumë të mërziteni nga partneri, saqë nuk prisni që ai të ndryshojë, por ky ndryshim do të ndodhëgjatë sezonit të dashit. Mund të mos jetë përgjithmonë, por përfitoni nga interesi i ri i bashkëshortit për ju.

3. Peshorja
Ju e adhuroni energjinë e dashit dhe keni qenë gjithmonë në gjendje ta përktheni atë si diçka të mirë dhe produktive. Kjo energji do të hyjë në jetën tuaj romantike dhe do t’ju japë atë që ju nevojitet: bashkimin.Ju dhe partneri juaj keni qenë të dashuruar, por jo shumë të përfshirë në jetën e njëri-tjetrit.Falë energjisë së diellit të dashit, do të ndiheni të rimbushur prej saj. Bëhuni gati të bëni diçka të veçantë me personin që doni dhe dijeni se çfarëdo hapi që të ndërmerrni, është irëndësishëm dhe duhet ta merrni seriozisht.Kjo jo vetëm do të hedhë baza të forta në marrëdhënien tuaj, por do të vazhdojë t’ju bashkojë me kalimin e kohës.


Like it? Share with your friends!