3 Trajtime Natyrale Kundër Pikave Të Zeza


Gratë dhe vajzat shpenzojnë një kohë të konsiderueshme para pasqyrës, jo për të marrë konfirmimin e bukurisë së tyre, por për të hequr pikat e zeza.

Pikat e zeza mbeten ndër problemi më i urryer kozmetik për të gjithë, sepse ndikojnë jo vetëm në paraqitjen e jashtme por edhe në vetëbesim.

Çfarë Janë Pikat e Zeza?

Një pikë e zezë nuk do të thotë që nën lëkurën tuaj poret janë mbushur me pisllëk.

Në fakt, porja është bllokuar nga sebumi, një lloj yndyre që mblidhet natyralisht në lëkurë. Porja shtendoset ndërsa ekspozimi i sebumit në ajër shkakton nxirje të sipërfaqes së pores.

Kësisoj ajo ngjan si një pikë e zezë.

Trajtimet Më Të Mira Kundër Pikave Të Zeza

Asnjë grua nuk duhet të shpenzojë sa qimet e kokës për trajtime kozmetike kundër pikave të zeza që shkaktojnë irritim të lëkurës.

Dermatologët këshillojnë disa kura natyrale të padëmshme për lëkurën që eliminojnë pikat e zeza dhe e mbajnë atë të ushqyer.

Maskë Me Çaj Jeshil

Çaji jeshil është shumë i mirë për të pakësuar prodhimin e sebumit.

Sa më pak sebum të ketë lëkura aq më pak pika të zeza do të shfaqen në të.

Për më tepër, ky çaj është antiinflamator.

Lëreni bustinën e çajit jeshil në një gotë me ujë të nxehtë për një orë.

Më pas, hapeni bustinën dhe gjethet përziejini me një lugë gjelle mjaltë.

Nëse maska është shumë e trashë, shtoni disa pika ujë.

Më pas mbajeni maskën për 10-15 minuta dhe shpëlajeni me ujë të vakët.

Maskën përdoreni dy herë në javë.

Pastruesit Me Bazë Vajore

Pastruesit me bazë vajore shkrijnë çdo yndyrnë të tepërt në sipërfaqe të lëkurës.

Duke qenë se pikat e zeza formohen kur një pore bllokohet nga qeliza të vdekura dhe yndyrna, eliminimi i këtyre të fundit është thelbësor.

Një pastrues i mirë është vaji i arganit.

Mjafton një ose dy lugë çaji vaj argani dhe masazhojeni lëkurën për 1-2 minuta.

Më pas përdorni një peshqir të lagur me ujë të nxehtë për të hequr vajin por duke mos e fërkuar lëkurën fort.

Më pas, përdorni kremin ushqyes të zakonshëm të lëkurës.

Maskë Me Mjaltë Dhe Tumerik

Në një mënyrë ose tjetër të gjithë jemi përballur një herë në jetë me turmerikun. Pluhuri i verdhë gjendet në paketime të vogla në supermarkete dhe është një anti-inflamator i jashtëzakonshëm.

Ai është shumë efikas kundër akneve, njollave dhe pikave të zeza

Për të shfrytëzuar të mirat e kësaj maske kundër pikave të zeza, tumeriku duhet përzier me mjaltin.

Përzieni një lugë gjelle mjaltë me një lugë çaji tumerik pluhur dhe disa pika ujë të ngrohtë.

Mbajeni maskën në fytyrë për 10-15 minuta.

Kjo maskë lë nuancë të verdhë në fytyrë ndaj këshillohet të përdoret të paktën 24 horë përpara një takimi të rëndësishëm ose daljes nga shtëpia.


Like it? Share with your friends!