50 grupe në të gjithë Shqipërinë më 25 prill, BE do të monitorojë rreptësisht zgjedhjet


 

Siç bëhet e ditur janë 50 ekipe të ngritura që do të monitorojnë zgjedhjet dhe kryesisht do të jenë të përqendruara në Tiranë dhe në zonat e cilësuara si të nxehta. Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së kanë zhvilluar takimin e fundit për të përcaktuar zonat se ku ato do të monotirojnë.

“Sot Shefat e Misioneve të BE-së   në Shqipëri   u takuan përsëri për të përfunduar përgatitjet në funksion të zgjedhjeve të së dielës. Vëzhgimi diplomatik i BE-së do të ketë 50 ekipe në qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë gjatë procesit të votimit dhe numërimit, në mbështetje të Misionit të OSCE/ODIHR”, shkruan  ambasadori i BE-së Luigi Soreca.

Ndërkohë që vëmendja në këto zgjedhje e ndërkombëtarëve do të përqendrohet kryesisht në qarkun e Elbasanit ku një ditë më parë si pasojë e shkëmbimit të armëve nga militantët e partive të PD-së dhe PD-së u vra Pjerin Xhuvani dhe katër të tjerë u plagosën.

 


Like it? Share with your friends!