Shqiptaro-amerikanët vijojnë punën për emërtimin e rrugës “Ismail Qemali” në Staten Island, New York


Komuniteti shqiptaro-amerikanë u mblodhën në Ninos Restaurant në Staten Island duke darkuar vëllazërisht dhe diskutuar rreth detajeve të organizimit të ceremonisë së emërtimit të rrugës “Ismail Qemali” në Staten Island më 3 Qershor 2023.

Ky manifestim patriotik e komunitar u iniciua nga krytari i shoqatës Albaninan American Association Staten Island Z.Naser Nika e Dr.Bahri Ceka më miqë e shokë patriotë duke pasur mbështetjen e këshilltari i qytetit mr.David Carr and këshilltares Kamillah Hanks.


Prezentë në darkën iftar dhe grupin e punës ishin përfaqësues të organizatave shqiptare Vatra, Ana e Malit, Ulqini, Rozafa, Malesia etj, shumë biznesmenë, doktorë, avokatë e njerëz vullnetmirë e të ndershëm të komunitetit shqiptar në New York e më gjërë. Të gjithë pjesëmarrësit u shprehën të gëzuar për këtë ngjarje patriotike dhe dhanë mesazhe bashkimi e bashkëpunimi.

“TË BASHKUAR BËJMË MË SHUMË” – me këtë motiv organizatorët u bënë thirrje të gjithëve që më 3 Qershor 2023 të bashkohem dhe të festojnë emërtimin e rrugës në nderim të heroit tonë, atit të themelimit të shtetit modern shqiptar, atit të pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali. Rruga që do emërtohet është në rrugën Seaview Ave në kryqëzim më Father Capodanno Blvd, ku gjithë ceremonia do mbahet në parkun e qytetit që është aty përball rrugës dhë afër Oqeanit më një pamje mbresëlënëse.

Dzemal Lanica, kryetar i Shoqatës Ulqini udhëhoqi mbledhjen dhe është caktuar prej organizatorëve si kordinator për mbarëvajtjen e organizimit të ceremonisë për emërtimin e rrugës “Ismail Qemali”./gazeta Dielli


Like it? Share with your friends!