Që nga viti 2020, Hasbulla Magomedov është bërë shumë i famshëm në internet dhe njihet nga njerëz në të gjithë botën.
20-vjeçari i gjatë vetëm 99 centimetra nisi të bëhej viral me videot e tij që i bënte në vendlindje, Dagestan.
Ndihmë të madhe i dha edhe kampioni i UFC, Khabib Nurmagomedov, që pranonte të ishte pjesë e videove të Hasbullës. Sot, Hasbulla ka mbi 8,5 milionë ndjekës në Instagram.
Vitin e kaluar, Hasbulla nënshkroi edhe një kontratë 5-vjeçare me UFC për të qenë ambasador i arteve marciale mikse.
Hasbulla vuan nga një çrregullim gjenetik që quhet akondroplazi. Pamja e tij prej fëmije të vogël vjen nga fakti që ka një numër të pamjaftueshëm hormonesh të rritjes në organizëm.
Ky çrregullim nuk është i trashëgueshëm, por mund të jetë prezent që në lindje ose të shfaqet më vonë gjatë fëmijërisë.
Gjithsesi, pavarësisht këtij handikapi fizik, rusi ka shfrytëzuar faktin që nuk është as 1 metër i gjatë për të bërë video virale. Ai shfaqet në makina sportive, në prehërin e shokëve të tij, ose duke u ndeshur me burra shumë më të mëdhenj në trup se ai.
Sa i përket pasurisë së Hasbullës, nuk dihet me saktësi se sa është ajo, por mendohet se mund të jetë e konsiderueshme, duke parë se shihet shpesh me makina luksoze, duke udhëtuar me avionë privatë apo me jahte të shtrenjta.