DASHI: Në ditët në vijim do të keni ndjesinë se keni kapërcyer pengesa të mëdha. Më në fund do të ngriheni dhe do të vazhdoni të qetë rrugën tuaj pas një periudhe vështirësish. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të marrë frymë të lehtësuar dhe për të rivendosur njëfarë rregulli në jetën tuaj. Në dashuri situata është më e ndërlikuar. Marrëdhënia juaj është në krizë dhe nuk jeni të sigurt se mund t’i ndreqni gjërat. A do të mund të ngushëllohen beqarët me një takim të ri, që është mundësia e duhur për të nisur diçka serioze?
DEMI: Momente stresi në ditët në vijim për të lindurit në shenjën e Demit. Nuk jeni në gjendje të përballeni me konflikte, jeni shumë nervozë për të marrë vendime të rëndësishme. Mundohuni t’i shmangni grindjet dhe mosmarrëveshjet si në shtëpi ashtu dhe në zyrë, kështu vetëm sa rrezikoni ta përkeqësoni situatën. Përqendrohuni te vetja dhe problemet tuaja për momentin, përpiquni të gjeni një ekuilibër. Kujdes edhe në punët e zemrës, mjafton një gjë e vogël për të prishur gjithçka.
BINJAKËT: Prakticizmi është kryefjala e këtyre ditëve për ata që kanë lindur në shenjën e Binjakëve. Lërini ëndrrat në sirtar dhe përpiquni të jeni më realistë me perspektivat tuaja të ardhshme. Puna nuk ju sjell shumë stimuj, por sjell të ardhura të rëndësishme: për momentin, jepini përparësi stabilitetit. Në ditët në vijim do t’ju duhet të merrni vendime, si në zyrë ashtu edhe në dashuri. Vlerësoni me kujdes mundësitë tuaja, njëra zgjedhje përjashton tjetrën. Jini të vendosur dhe të drejtpërdrejtë, nuk është koha për t’u treguar të pasigurt në vetvete.
GAFORRJA: Ndiheni si të zënë në kurth për shkak të situatës tuaj aktuale. Ju dëshironi shumë të çliroheni nga zinxhirët e robërisë dhe të ndiheni të lirë për të dashuruar sërish. Yjet ju mbështesin në punët e zemrës dhe do të keni mundësinë të njiheni me njerëz të rinj. Me siguri që nuk do t’i shikoni të gjithë si kandidatë të mundshëm për t’u lidhur, por mund të lindin miqësi të rëndësishme. Kini kujdes megjithatë që të mos tregoheni shumë egoistë në dashuri, pasi kështu rrezikoni të lëndoni njerëzit që ju interesojnë.
LUANI: Java kalon pa shumë bujë për të lindurit në shenjën e Luanëve. Ju presin ditë zhgënjyese pa stimuj të rëndësishëm, keni nevojë të dëshpëruar të ndryshoni atmosferë. Edhe pse jeni shumë të lodhur për t’i ndryshuar gjërat, përpiquni të gjeni sërish gëzimin, duke i kushtuar pak kohë vetes. Në dashuri rekomandohet të bëni kujdes, situata është e paqëndrueshme dhe të vepruarit në mënyrë impulsive mund të jetë i dëmshëm. Jini të durueshëm dhe prisni rastin e duhur.
VIRGJËRESHA:
Ndershmëria është e vetmja mënyrë për t’ia dalë mbanë, duke u treguar të sinqertë dhe të vendosur të bëni përpara në rrugën tuaj, përndryshe betejën do ta keni të humbur. Yjet ju nxjerrin pengesa, duke ju ngjallur dyshime dhe pasiguri në çdo hap që hidhni. Gjella me kripë e kripa me karar, thotë populli. Edhe surprizat e shumta më shumë ju prishin punë sesa ju bëjnë të lumtur. Kërkoni një mendim të dytë nëse nuk mund t’ia dilni mbanë vetëm, nuk është turp të kërkoni ndihmë.
PESHORJA: Paratë janë shumë të rëndësishme për të lindurit në shenjën e Peshores. Pavarësisht të ardhurave, ambiciet tuaja janë të shumta, përpiquni megjithatë të lini diçka mënjanë për të ardhmen. Prisni për mundësinë e duhur, keni shumë ide dhe projekte, por çdo gjë në kohën e vet. Kërkoni mbështetjen e njerëzve të besuar, pasi të vetëm nuk do të arrini shumë larg. Në dashuri, jini të gatshëm të rivlerësoni gjithçka nga e para, është e nevojshme të kërkoni siguri më të mëdha, kur situata bëhet shumë e paqartë.
AKREPI: Jupiteri do të ndikojë për mirë në jetën tuaj. Falë mbështetjes së yjeve, ju keni shumë mundësi zgjedhjeje. E ardhmja është në duart tuaja, por do të duhet të jeni të vendosur dhe të gatshëm për t’i hyrë një pune: nuk ka vend për hezitim. Në dashuri vazhdoni të keni të njëjtat probleme, është koha për të bërë një hap përpara dhe për t’i dhënë drejtim gjërave, në mënyrë që gjithçka të marrë për mirë. Kjo është periudha më e mirë për t’i shprehur ndjenjat tuaja.
SHIGJETARI: Dielli është vendosur në pozicion të pafavorshëm për të lindurit në shenjën e Shigjetarit. Periudhat e pritjes, pengesat dhe lodhja e akumuluar janë ato që ju ngadalësojnë në rrugën tuaj. Mos e lini veten të dekurajoheni, vazhdoni të punoni shumë pavarësisht të papriturave dhe gjithçka do të shkojë mirë. Merrini gjërat me radhë, pa u nxituar. Që një punë të bëhet mirë, duhet kohë. Megjithatë, tregohuni të gatshëm për të bërë zgjedhje të rëndësishme, madje edhe të rrezikshme: nuk do të ecni përpara duke ndjekur rrugën më të lehtë.
BRICJAPI: Do të ndiheni të drobitur në ditët në vijim. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pas punës së palodhur që keni bërë gjatë këtyre kohëve. Tashmë do të keni mundësi të merrni frymë lirshëm, prandaj shfrytëzojini sa më mirë këto ditë. Mundohuni të tregoheni të ekuilibruar, pasi ekzagjerimet do t’ju sjellin vetëm probleme. Kujdes edhe shëndetin, me forca të ripërtërira do të keni mundësinë të ndërtoni një projekt konkret. Mos ua vini veshin thashethemeve, por besojuni ideve tuaja.
UJORI: Ndryshime të papritura do të ndodhin këtë javë në jetën e të lindurve në shenjën e Ujorit. Do të keni mundësi t’i ktheni shumë situata në avantazhin tuaj, duke menduar jashtë kornizave. Aftësia juaj krijuese është arma juaj më e mirë, mos kini frikë ta shfrytëzoni sa më shumë. Edhe pse hera herës do t’ju krijohet përshtypja se po ecni kuturu, kini parasysh se nuk do të merrni asgjë duke shmangur çdo rrezik të mundshëm. Bëni kujdes të mos stërmundoheni, merrni pak kohë për të pushuar kur është e nevojshme dhe mos prisni rezultate të menjëhershme.
PESHQIT: Ka ardhur koha për të korrigjuar disa gabime për të lindurit e shenjës së Peshqve. Puna ju merr një pjesë të mirë të kohës, por ndonjëherë, për shkak të lodhjes së tepërt, ju bën të ndiheni keq shpirtërisht, duke komprometuar marrëdhënien tuaj me partnerin. Mundohuni ta rregulloni situatën duke i kushtuar vëmendjen e duhur atyre që doni. Lërini mënjanë disa përgjegjësi, nuk mund të mbani gjithmonë gjithçka mbi supe. Nuk është egoizëm të kujdesesh për veten, por thjesht instinkt i vetëmbrojtjes.