“Zbuloni cila shenjë është gjysma juaj më e mirë, bazuar në shenjën tuaj të Horoskopit”


Ju është thënë, ju me shumë mundësi e dini, por ne po jua themi sërish: mos ndërmerrni asnjë veprim në jetë pa hedhur fillimisht sytë nga horoskopi. Yjet nuk gabojnë, ndaj nëse jeni në kërmin të shpirtit binjak, zbuloni se cila është gjysma juaj më e mirë.

Dashi dhe Peshorja: Të dyja shenjave u përlqen të bëjnë qejf dhe të shoqërohen me sa më shumë njerëz. Dashi njihet për impulsivitetin që e karakterizon, por një Peshore di ç’të bëjë për ta qetësuar situatën. Po kështu, Peshorja përshtatet lehtësisht dhe është e hapur ndaj risive apo ndryshimeve si dhe guxon përsa u përket eksperiencave të reja, gjë që do ta mbajë Dashin të interesuar përgjatë gjithë kohës. Të mos flasim pastaj rreth aspektit seksual: kimi e furishme dhe seks i jashtëzakonshëm.

Demi dhe Virgjëresha: Marrëdhënia midis Demit dhe Virgjëreshës është një marrëdhënie e ngritur mbi besimin dhe respektin. Sapo të gjendet gjuha e përbashkët, lidhja do të mbahet nga themele të forta, rezistente ndaj kohës dhe vështirësive. Si një qenie e butë dhe dashamirëse që është, Demi do të tolerojë dhe përshtatet me përpikmërinë dhe dëshirën për perfeksion të Virgjëreshës. Nga ana tjetër kur Demi humb toruan, Virgjëresha ia del ta bindë të logjikojë.

Binjakët dhe Shigjetari: Meqë të dyja këto shenja preferojnë të dalin, të bëjnë gjëra të reja, të njohin njerëz, të flasin rreth ideve dhe filozofive të tyre, gjëja më e mirë që mund të bëjnë është të qëndrojnë bashkë. Do ta shijojnë kohën e kaluar nën shoqërinë e njëri- tjetrit, teksa realizojnë biseda të thella apo planifikojnë një aventurë të re.

Gaforrja dhe Peshqit: Gaforrja dhe Peshqit gëzojnë karakteristika shumë të ngjashme: janë emocionalë, të ndjeshëm, intuitivë dhe të dashur, ndaj nuk është fort çudi që të kombinohen bashkë. E vetme Gaforrja vështirë se ia del dot; ajo ka nevojë për dikë në krah që e kupton, i fal emocion, nuk e privon nga ëndrrat apo pasionet e saj dhe kush më mirë se shenja e Peshqve e bën këtë?

Luani dhe Ujori: Në plan të parë duket sikur këto dy shenja nuk kanë asgjë të përbashkët, por që të dyja i duan njerëzit ashtu siç nga ana tjetër shërbejnë si burim frymëzimi për ta; si Luani ashtu edhe Ujori mbartin disa veçori lideri dhe dallojnë rreth të qenurit tepër mendjehapur. Do të dinë të gjejnë mirëkuptimin mes tyre dhe të luftojnë së bashku në emër të idealeve dhe pikësynimeve, si qenie ambicioze që janë.

Virgjëresha dhe Bricjapi: Është padiskutim një nga kombinimet më të mira të zodiakut: të përkushtuar, të pavarur, prindër dhe partnerë perfektë. Njerëz të qetë, të cilët i pret një rrugëtim i ngrohtë dashurie së bashku. Përsa i përket anës seksuale do të jetë akoma më e harmonizuar nga ç’thamë më lart. Joshje, detajizëm dhe fantazi e shfrenuar! /Living


Like it? Share with your friends!