Nami në parashikimin mujor nga Meri Shehu renditjen e kryeson shenja e aventurës


Qershori do të jetë një muaj aventurash dhe erotizmi sipas Meri Shehut. Në parashikimin mujor në “Rudina” në Tv Klan, marrëdhëniet e dashurisë do jenë në qendër të vëmendjes për këtë periudhë. Datat e rëndësishme janë datat 5-7 si dhe 18 Qershor ku fazat e hënës do të ndikojnë në marrjen e asaj që kërkojnë dhe më pas fillimin e një cikli të ri. Kërkesa kryesore për shenjat është zgjerimi i horizonteve dhe dalja nga zona e rehatisë.

12. Peshqit

Afërdita do futet në Luan dhe ata nuk e kuptojnë energjinë e Luanit, digjen prej saj, nga pasionet e brendshme dhe nuk përshtatet me natyrën e tyre. Do kenë probleme në dashuri e në punë. Me hëëën e re në datën 18 do bëhen hapje të reja, por Neptuni do i kompromentojë shumë situatat, do jenë hapje të paqarta, nuk do kenë dritën jeshile, do veprojnë si në mjegull, nuk do jenë të qartë se çfarë ndryshimesh do bëhen. Nga njëra anë pasione e punë të paqarta dhe ndryshime në fund të muajit, do jenë në një muaj disi të pakuptueshëm për natyrën e tyre.

11. Gaforrja

Do ketë kujdes kryesisht në çështjet ekonomike. Afërdita edhe këto 3-4 ditë është në shenjën e tyre dhe mund të marrin shumë, sidomos të lindurit e 10-ditëshit të tretë. Më pas do futet në Luan dhe do përballet me një humbje që mund të jetë ekonomike ose në jetën personale, do bëhen xheloze, zotëruese, do duket sikur diçka po i shpengon, ndryshimet e punës nuk do jenë aq të qarta ose do duan një punë që ka të bëjë me distancat, të ikin, të udhëtojnë. Ndodh një ndryshim që Gaforret me natyrshmërinë, shtëpinë dhe ngrohtësinë e tyre do duket sikur dalin papritur në rrebesh dhe do ndihen të surprizuara.

10. Bricjapi

Do merren shumë me çështjet ekonomike dhe erotike, por diku do digjen dhe kjo do ndodhë rreth datës 5-7 dhe sidomos pas datës 11 ku Afërdita në Luan do bëjë një katërkëndësh me Jupiterin në Dem dhe disa Bricjapë që ishin të sigurt për një marrëdhënie erotike, fejesë ose bashkëpunim do ndiejnë se kjo do përmbyset ose iu largohet partneriteti, çiftëzimi. Shumë Bricjapë do ndiejnë që do përfundojë një lidhje, punë, marrëveshje ose kontratë ekonomike. Do fusin duart në xhepa dhe nuk do gjejnë asgjë.

9. Dashi

Ndryshimet që do ndodhin mund të jenë disi zhgënjyese. Marrin energji të madhe në dashuri, por sapo futet Afërdita në Luan, përballen me të dhe vetëm pas datës 7-8 do flllojnë të kuptojnë ndjenjat, kush i ka dashur, çfarë kanë dashur në një marrëdhënie, sa janë tradhtuar ose çfarë pasioni kanë për një njeri. Rreth datës 5 mund të kenë një ndjenjë shumë të madhe, shumë të zjarrtë por mund të jetë edhe një dashuri e paplotësuar dhe duhet të kenë kujdes. Kujdes edhe me ekonominë në datën 11 sepse mund ta teprojnë me shpenzimet dhe të prishin balancën ekonomike. Lajmet e mira fillojnë pas datës 18 por edhe aty duhet të jenë të qartë sepse ka pasaktësi dhe prapaskena.

8. Luani

Megjithëse futet Afërdita në shenjën e tyre, këto 3-4 ditë dalin nga prapaskenat, marrëdhëniet e paqarta ose të fshehta dhe perëndesha e dashurisë në shenjën e tyre u jep mundësi të dashurojnë, ekonomi. Do kenë një pengesë të madhe me Plutonin përballë. Java e parë pas datës 5 i vë në një sprovë të vështirë për vendimmarrjet e mëdha ekonomike apo dashurore. Pas datës 18 do ndihen më mirë, me një ndryshim të bukur lidhur me ekonominë, me punën por themelet janë si kështjellë rëre. Kujdes rreth datës 11 me shpenzimet ose në çështjet e karrierës, ka paqartësi që mund të lëkundë pozicionet e tyre, qofshin këto edhe shumë të forta.

7. Akrepi

Si shenjë e ujit, me Afërditën në Luan duhet ta kërkojë dashurinë diku larg, në një vend ose partneritet të huaj. Do ndiejë një humbje, një zhgënjim pas datës 5, por pas datës 11 do kuptojë që pa shpenzuar vetë dhe pa dhënë nga vetja, nuk mund të fitojë. Nuk mund t’i vërë fajin dikujt tjetër ose një partneri që nuk ka qenë shumë përkrah Akrepit dhe pas datës 11 do fillojë të zërë një pozicionim të mirë në dashuri ose në kontaktet me jashtë, bashkëpunime me partnerë të huaj. Me hënën e plotë deri në datën 5, Akrepët e lindur në 10-ditëshin e tretë kanë mundësi të rregullojnë nga financat, marrëdhëniet personale dhe të ndihen më të siguruar përballë vendimeve të mëdha që i presin gjatë muajit Qershor në dashuri, udhëtime dhe kontakte me jashtë.

6. Ujori

Afërdita del përballë shenjës së tyre, por nuk i kënaq. Plutoni në shenjën e tyre kërkon një metamorfozë të madhe, jo vetëm një dhurim ose prezencë dashurie me fjalë, por prova të mëdha. Lum kush kalon provat që kërkon Ujori në këtë kohë për t’u ndier i kënaqur. Nga data 6-10 kush është përballë Ujorit do ndihet shumë nën presion për të dhënë një provë dashurie. Por a ka rëndësi që dashuria të japë prova? Kjo vihet në një pikëpyetje të madhe sepse Ujori në këtë kohë kërkon shumë detaje. Kjo do jetë pengesa e tyre e vetme. Pas datës 18 bëjnë një hapje të re në dashuri, ekonomi dhe i thonë mirupafshim një periudhe të gjatë të paqartë ose një ëndrre që i ka mbajtur në gjumë.

5. Peshorja

Përshtatet mirë me Afërditën në Luan, është shumë e bukur. Pas datës 5 do ketë njohje të mira, udhëtime, kontakte, publicitete, art, intelektualizëm, takime me njerëz shumë interesantë. Të tjerët do kenë pak frikë të shprehen para Peshores sepse Ujori me Plutonin nuk do lërë shumë njerëz të afrohen, por edhe në fshehtësi do marrë një kurorëzim të mirë. Me ekonominë do kenë kujdes nga data 11-12 por gjithmonë do finalizojnë me sukses në fund të muajit ku do fillojnë ta ndiejnë veten më të vlerësuara dhe me ndryshimet që do të bëhen, më të qeta për të ardhmen.

4. Virgjëresha

Jupiteri i favorizon, është në Dem, ndihet bukur. Do bëjë një katërkëndësh me Afërditën në Luan, por kanë kaluar shumë sprova vitet e fundit dhe kjo vetëm mund t’i japë më shumë dëshirë për t’u dukur, për t’u veshur, për t’u reklamuar. Ata që pëlqejnë reklamimin, televizionin, puna në shtet ose që punojnë me të tjerët, ndihmojnë në çështje sociale do shohin një ndryshim të madh në punë e karrierë pas datës 18 me hënën e re në Binjak.

3. Binjakët

Dielli në shenjën e tyre, ka një hënë të re në Binjak pas datës 18 dhe do sjellë ndryshime, megjithëse është e paqartë sepse Neptuni në Peshk i trazon ujërat. Hëna e plotë në Shigjetar përballë shenjës së tyre do të thotë shumë Binjakë martohen, bashkëpunojnë dhe bëjnë relacione të fuqishme ose kompletojnë një punë të rëndësishme rreth datës 6-7. Data 5 mund të jetë një stacion i mirë.

2. Demi

Do jenë si një etalon ose kriter ekonomik. Këtë muaj do kemi tendencë të shpenzojmë e shpërdorojmë dhe ata do menaxhojnë ekonominë ose ndjenjat duke ruajtur masën. Diku do shkasë situata. Sidomos nga hëna e plotë në Shigjetar shumë Dem do digjen nga flaka e shigjetarit ose nga dëshirat e tij. kujdes me masën që do vënë rregullin.

1. Shigjetari

E fillojnë muajin me hënën e plotë në Shigjetar, është e bukur, e zjarrtë, aventuriere dhe ka romantizimin e vet. Do komunikojnë me jashtë, do lëvizin, do kenë lajme të mira, do bëjnë publicitet, do ndryshojnë punën dhe ndoshta një partneritet ose bashkëpunim i ri pas datës 18 do t’i fusë në shina më të qeta, pa dramaticitete dhe pa filozofi./tvklan.al


Like it? Share with your friends!