DASHI
Keni një personalitet shume dinamik. Çdo herë doni të dilni diku dhe të bëni diçka. Asnjëherë nuk doni të rrini kot. Urreni ta kaloni kohën duke ndejtur dhe duke e pritur aventurën apo fatin të vijë tek ju. Në fakt kur keni ide apo plane të reja, shpejtoni që sa më shpejt të filloni me realizimin e tyre. Jeni një udhëheqës i mrekullueshëm dhe vetëbesimi juaj është çdo herë i lartë. Rreziqet i pranoni me një entuziazëm më të madh. Edhe pse ndonjëherë ka mundesi të ndiheni të pasigurt, askush nuk mund t’a kuptojë atë. Ju nuk mund të qëndroni indiferent ndaj gjërave të cilat përmbajnë kënaqësi, sidomos ndaj atyre që përmbajnë aventurë. Zakonisht flitni pa menduar shumë dhe pa i analizuar gjërat paraprakisht. Kjo zakonisht shkakton ofendim te të tjerët, mirëpo sjellja juaj bën që ata të kenë mendim pozitiv për ju.
Motoja:
Une jam
Karakteristikat:
Ndërmarrës, i guximshëm, impulsiv, kokëfortë, dinamik. Ka energji të madhe, por nuk ka vullnet të qëndrueshëm. Ka bukurinë fizike. Bën luftë të përjetshme dhe është në aktivitet të vazhdueshëm. Adhurues i sportit dhe i të gjitha aktiviteteve fizike.
Planeti:
Marsi
Profesioni:
Politikan, inxhinier, avokat, komik, ushtar, kimist, astronom, kirurg, mishshitës, floktar.
Mangesia:
Arrogant, i pamatur.
DEMI
Njerëzit llogarisin në ju që t’i kryeni punët me kohë dhe me sukses kur të tjerët dështojnë. Nuk jeni fillestar, mirëpo ju keni mundësi dhe jeni të gatshëm t’i kryeni gjërat që kanë dështuar nga të tjerët. Cilësia juaj më e madhe është durimi juaj që e keni për gjërat. Kjo u bën që të jeni të suksesshëm në të gjitha sferat. Nëse ndonjë person u tradhëton një herë, nuk keni më vullnet të bashkëpunoni me të. Në ambient të ri nuk ndjeheni rehat, keni ndjesine se jeni mysafir i padeshiruar. Ndonjëherë ndiheni në mënyrë shqetësuese. Durim i madh gjendet në ju, mirëpo rrallë herë e tregoni. Sidoqoftë nëse të tjerët u vënë në situata të padëshirueshme ju dini edhe anën tjetër ta tregoni. Dini të jeni shumë agresiv. Jeta me Demin nuk është çdo herë interesante.Ndonjëherë kritikat tek ju janë të mirëseardhura, ndonjëherë i urreni. Ndonjëherë jeni shumë xheloz, ndonjëherë as që doni të dëgjoni për xhelozinë. Ka raste ku ju tregoni se nuk keni vullnet të punoni dhe zakonisht kur jeni në gjendje të tillë është veshtire të filloni.
Motoja:
Une kam
Karakteristikat:
Stabil, i durueshëm, këmbëngulës, inert. Ka një vullnet të jashtëzakonshëm. Adhuron shtëpinë dhe familjen. Është i dhënë pas përfitimeve ekonomike. Nuk heq dorë lehtë. I do gjërat luksoze, stolitë, rrobat e bukura. Mund të jetë tepër i bukur, ose i shëmtuar.
Planeti:
Venera
Profesioni:
Artist, kreator mode, lulishtar, ëmbëltor, tregtar, ekonomist, piktor, muzikant, skulptor, shkencëtar.
Mangesia:
Posesiv, i ngutshëm.
BINJAKET
Të jesh në shenjën ‘Binjakët’, do të thotë se u reagoni shpejt aksioneve, jeni elokuent në të folur, tepër diplomatik dhe burim i pashterrshëm i ideve të reja. Nuk lejoni që fjalët e të tjerëve për ju, të kalojnë pa i vërejtur. Mundoheni të bëni çmos që të jeni të kënaqur në jetë. Doni të provoni sa më shumë gjëra që është e mundur. Në çdo moment jeni në kërkim të gjërave të reja që doni t’i bëni. Zakonisht doni të provoni disa gjëra në të njejtën kohë, ku përfshihen hobite e ndryshme, dashnorët dhe karrierat. Shkruarja e letrave, bisedat e gjata telefonike dhe dërgimet e E-mail-ave, janë mënyrat më të mira dhe më të përdorura kur doni të jeni në kontakte me të tjerët. Zakonisht hasni në probleme sepse reagoni shpejt dhe gjykoni në mënyrë të gabuar. Harroni t’i shihni faktet, para se të reagoni. Mosdurimi juaj ndaj te tjerëve që nuk janë të shpejt sikurse ju, është një mangësi e juaja.
Motoja:
Une mendoj
Karakteristikat:
I shpejtë, i zhdërvjelltë, kureshtar, komunikues, i shoqërueshëm, i aftë. Bën disa punë njëkohësisht. Në fytyrë mban maskë. E do dijen vetëm për vete. Ka pamje rinore dhe shpirt të ri.
Planeti:
Merkuri
Profesioni:
Jurist, ekonomist, matematikan, shkrimtar, shkencëtar, shahist, basketbollist, artist, spiker, mësues, postier, tregtar, nëpunës, zanatçi, botues.
Mangesia:
Sipërfaqësor dhe mosmirënjohës.
GAFORRJA
Gaforret janë më të keqkuptuarit nga të gjitha shenjat e zodiakut. Në një moment jeni më të mirët, kur behet fjalë për ndihmën që ua ofroni të tjerëve, ndërsa në momentin tjetër jeni apatik dhe nuk u intereson asgjë për të tjerët. Shkaku i gjithe këtyre ndryshimeve qëndron në lëvizjen e hënës. Nga jashtë dukeni se jeni më agresiv se të tjerët, mirëpo në brendi jeni shumë të thyeshëm. Nëse ndonjë person arrin t’u njohe si duhet, do ta keni shok për jetë. Jeni të paparashikueshëm, të thyeshëm dhe me plot komplekse, prandaj edhe keni nevojë për përkrahje emocionale. Jeni shume besnik dhe në çdo kohë jeni të gatshëm tu vini ne ndihmei të tjerëve. Po ashtu posedoni mundësi që me durim të dëgjoni për problemet e të tjerëve dhe t’i ndihmoni. Mirëpo ju ndjenjat dhe problemet tuaja i mbani në vete. Gaforret dëshirojnë të posedojnë. Dëshironi edhe të merreni me të kaluarën, sepse aty në një mënyrë e gjeni pushimin shpirtëror. Të hollat nuk i harxhoni me se koti. Shumë herë u duket se të tjerët nuk u kushtojnë vëmendje sa duhet, prandaj edhe dëshproheni. Ajo shpejt kalon, kur të kuptoni se shkaku qëndron tek ju, sepse keni gjykuar në mënyrë të gabuar.
Motoja:
Une ndiej
Karakteristikat:
Epshor, misterioz, i përkushtuar. Ka imagjinatë të bujshme. Në aspektin amësor është i butë. I do shtëpinë dhe familjen. Ka vullnet të dobët dhe është i dhënë pas pijes. Rëndom personat e kësaj shenje nënat i përmbytim me ndjeshmëri të tepruar. Kjo është shenja astrologjike më emocionale. Ka imagjinatë të fortë.
Planeti:
Hëna
Profesioni:
Fotograf, aktor, marinar, hotelier, historian, shkrimtar, piktor, moler, tregtar, shtegtar, ekonomist, mësues, psikoterapeut.
Mangesia:
Së tepërmi i ndjeshëm, koprrac.
LUANI
Ju jeni të sigurt në vete dhe ndiheni se mund të bëni çfare të doni. Jeni te bindur se mund të merreni edhe me gjërat më të rëndësishme. Në fakt, ndiheni se çdo gjë varet nga ju. Pa ju asgjë nuk mund të rrjedh si duhet. Të tjerët ndoshta do të kishin pranuar të jenë të mirë, por asnjëherë nuk do të kishin pranuar të jenë, si ju. Mbani përgjegjësi të madhe për gjërat që u rrethojnë. Për ju, asgjë nuk mund ta ketë epitetin më të lartë. Luksozi për ju ka rëndësi të njejtë sikurse frymëmarrja. Keni aftësi të dramatizoni, prandaj ndonjëherë mundoheni që nëpërmjet kësaj aftësie, ta tërheqni vëmendjen e të tjerëve. Nëse nuk ka kënaqësi në atë që e bëni, ju e krijoni vetë. Jeni shumë të mirë dhe të sjellshëm me të tjerët, dhe jeni të gatshëm që t’ua falni gabimet të tjerëve shumë lehtë. Askush nuk mund të ketë shok më të mirë se ju. Kënaqeni sot për sot dhe nuk e lodhni mendjen me atë se çfare do të ndodhe nesër. Krenaria është problemi më i madh qe keni. Dini të krenoheni pa nevojë. Shpesh vuani nga një plagë emocionale dhe për shkak se jeni shumë krenar, nuk kërkoni ndihmë. Po ashtu mund të mos jeni në dispozicion për të qenë aktiv, mirëpo nuk doni ta tregoni atë. Në fund jeta nuk do të ishte aq interesante pa Luanet.
Motoja:
Une dua
Karakteristikat:
Dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes, në krye të aksionit. I do jetën, fëmijët, pushtetin. Dëshiron të urdhërojë, të shtypë. Është autoritar, shpirtgjerë dhe elegant. Bie në komplimente. Me kalimin e viteve e humb elanin jetësor. Nëse niset rrugës religjioze, bëhet përjashtues dhe dogmat.
Planeti:
Dielli
Profesioni:
Organizator, shef, politikan, artist, aktor, bankier, argjendar.
Mangesia:
Snobizmi
VIRGJERESHA
Botës i paraqiteni si person i qetë dhe në kontroll të çdo situate. Mirëpo, në brendi keni një shkallë të shqetësimit dhe nervozës, por çdo herë jeni në përpjekje të përmirësimit të jetës tuaj. Intelegjenca është një ndër pjesët kryesore të shenjës suaj. Ju i mbledhni faktet dhe pastaj i vëni në përdorim sipas nevojës. Kur i kombinoni këto me aftësitë tuaja analitike, ju beheni një person shumë i fuqishëm. Të tjerët, planet dëshirojnë t’i realizojnë me ndihmën e këshillave tuaja, sepse organizimi juaj bën që ata të ndihen më të sigurtë gjatë kësaj. Gjëja e vetme e cila mund të quhet mangësi ëhtë analizimi i detajeve. Nuk filloni asnjë aktivitet pa i analizuar detajet dhe pa marrë rezultate pozitiv. Kjo ndonjëherë i kufizon mundësite tuaja imagjinative dhe krijuese, kështu që shpesh pasi ndodh kjo, hasni në vështirësi.
Motoja:
Une analizoj
Karakteristikat:
Preciz, i ndërgjegjshëm, pedant, racional, mosbesues. Bashkëpunëtor i shkëlqyeshëm, tek i cili gjithnjë mund të mbështeteni. Më shumë beson në arsye sesa në intuitë. Është i dhënë pas shëndetit, bujqësisë, por edhe artit. Jeton nga puna e vet.
Planeti:
Merkuri
Profesioni:
Farmacist, tregtar, shkrimtar, gjuhëtar, pianist, piktor, aktor, sportist, jurist.
Mangesia:
Është vesveseli, cikërrimtar.
PESHORJA
Jeni shumë të këndshëm dhe posedoni një shkallë të lartë elegance. Po ashtu jeni në gjendje t’i mundësoni të tjerëve të ndjehen për mrekulli. Gjëja më interesante është se të gjithë Peshoret jeni të bukur. Nëse jo shumë atëherë është më se e sigurtë se për nga bukuria dalloheni nga të tjerët. Keni dëshirë të kënaqeni dhe të jetoni sa më mirë. Më të mirët jeni në ndërtimin e partneriteteve me të tjerët dhe zakonisht e keni vështirë të kuptoni anën tjetër të tregimit. Shmangia nga problemet dhe nga situatat të cilat mund t’u sjellin probleme është një gjë që ju zakonisht e bëni. Jeni diplomat të vërtetë dhe do të bëni çdo gjë që t’a ulni tensionin e ndonjë situate të vështirë. Ndonjëherë dini të jeni edhe të shqetësuar dhe të dekoncentruar mirëpo edhe dini shumë shpejt të organizoheni dhe të vazhdoni me ritem te njëjtë. Jeni ndricues dhe doni në çdo kohë t’i ndihmoni të tjerëve. Të hollat janë pika e dobët e juaja pasi ato i shpenzoni pa kontroll. Për ju blerja e gërave është më e rëndësishme se sa kursimi i të hollave.
Motoja:
Une mat
Karakteristikat:
I kujdesshëm, i matur, harmonik, pajtohet mirë me të tjerët. Është estet i madh. Ka bukurinë, graciozitetin, pamjen transparente. Në punë është diplomat, në shtëpi nuk është taktik. E do punën ekipore, elegancën dhe ka shije të mirë.
Planeti:
Venera
Profesioni:
Jurist, gjykatës, aktor, këngëtar, politikan, piktor, pianist, diplomat, arkitekt, edukator, mësues.
Mangesia:
Tekanjoz, harxhon shumë.
AKREPI
Jeni njerëz shumë ekstrem. Mund të përshkruheni si të fuqishëm dhe si të dobët, si emocional dhe të ftohtë. Jeni një kombinim shumë interesant i një personi me emocionet më të mira edhe më të këqija. Intensiteti është çelësi i personalitetit tuaj dhe i të gjitha gjërave që i bëni. Karakteristika kryesore e juaj është besnikeria. Po ashtu posedimi dhe xhelozia janë një ndër karakteristikat tuaja. Suksesi për ju paraqet qëllim të rëndësishëm. Kur doni të arrini diçka, jeni shumë këmbëngulës. Bëni çmos, jepni çdo gjë vetëm e vetëm ta realizoni atë që keni ndërmend. Natyra juaj u bën të jeni shumë interesant. Po ashtu u bën të jeni edhe agresiv. Zakonisht dominoni ndaj atyre që janë më të dobët se ju, vetëm pse s’mundeni. Të tjerët do ta kenë shumë vështirë me ju, nëse vendosin që juve t’u kenë armiq.
Motoja:
Une deshiroj
Karakteristikat:
Kanë vullnet të fortë, janë dinamikë, të shpërqendruar, këmbëngulës dhe seriozë. I tërheqin provokimet. Janë enigmatikë, misterioz dhe të errët. Bëjnë gjithçka për miqtë, por gjinisë tjetër nuk i besojnë. Motoja e tyre është “gjithçka ose asgjë”. Janë dashnorë të mëdhenj dhe shkencëtarë.
Planeti:
Plutoni
Profesioni:
Financier, psikiatër, detektiv, avokat, spiun, speleolog, okultist, tregtar.
Mangesia:
Xheloz, hakmarrës.
SHIGJETARI
Zakonisht jeni të buzëqeshur dhe shpesh jeni në gjendje të mirë. Fakti që ju keni shumë fat dhe jeni në gjendje te ndihmoni të tjerët, nuk e hidhëron askend. Kryesisht jeni në gjendje të mirë, por nëse fillon gjendja negative, ose nëse u kap hija e zezë, e keni shumë vështirë të dilni nga ajo. Nëse e vëreni ndonjë gjë që premton, pavarësisht se çka është, ju e përcillni deri në fund. Mundoheni ta keni. Kjo ndodh shpesh, sepse ju tërë kohën jeni në kërkim të gjërave të reja. Ju njëkohësisht jeni edhe më të këndshmit nga të gjitha shenjat. Jeni zemërgjerë dhe jeni të gatshëm në çdo kohë doni t’i ndihmoni të tjerët. Sinqeriteti dhe humori janë anët pozitive tuajat dhe për këtë njerëzit çdo herë u duan dhe admirohen me ju. Zakonisht sinqeriteti juaj i vërtetë u sjell edhe probleme, mirëpo kjo nuk u shqetëson fare. Ju vazhdoni të jeni të sinqertë.
Motoja:
Une kuptoj
Karakteristikat:
E do lirinë, është entuziast, gaztor. Është tip sportiv, ka një energji të jashtëzakonshme, lakmitar i madh. I do udhëtimet, filozofinë, arsimimin. E përcjell fati. Kryelartë, snob, por gati gjithnjë në anën e ligjit.
Planeti:
Jupiteri
Profesioni:
Gazetar, ambasador, jurist, filozof, shtegtar nëpër botë, gjykatës, mjek, person religjioz, person që përkatësinë e tij e lidh me institucionet shtetërore dhe publike.
Mangesia:
I mungon guximi.
BRICJAPI
Të motivuar nga fuqia e suksesit, shëndetit dhe statusit, ju jeni shumë ambicioz. Jeni shumë këmbëngulës kur bëhet fjalë për atë se qe doni. Po ashtu jeni shumë të organizuar dhe në shumë raste dini të keni durim. Jeni të përgjegjshëm dhe praktik, para se gjithash të determinuar. Përderisa ende keni mundesi nga të cilat mund të arrini sukses, ju do të jeni shumë aktiv. Jeni të kujdesshëm me të hollat dhe dini të kurseni. Asnjë projekt nuk e filloni pa plan dhe pa organizim të mirë, ndërsa kur të filloni nuk ndaleni deri sa ta mbaroni si duhet. Të tjerët në ju mund të shohin një person të ftohtë dhe të paarritshëm, mirëpo ajo është vetëm si rezultat i praktikës tuaj, në marrëdhëniet me të tjerët jeni shumë të kujdesshëm. Doni të keni gjithçka në kontroll sepse nëse u dalin gjërat nga kontrolli, keni frikë se do të keni vështirësi të mëdha.
Motoja:
Une shfrytezoj
Karakteristikat:
Serioz, mendimtar, ambicioz, synon suksesin në moshën e shtyrë. Është këmbëngulës, ka vullnet të madh, i mençur, shpirtëror, i pasigurt, por materialist dhe egoist. Arrin çdo gjë që i përkushtohet. Nuk kërkon mirënjohje për vete. Kontrollon ndjenjat.
Planeti:
Saturni
Profesioni:
Murator, kopshtar, murg, eremit, polic, drejtor, menaxher, artist, kompozitor, piktor, skulptor, kontabilist.
Mangesia:
I turpshëm.
UJORI
Nga të gjitha shenjat e zodiakut ju jeni më origjinal. Në fakt ata kënaqen kur dinë se ndryshojnë nga të tjerët. Ndërsa ju jeni unik gati në të gjitha aspektet. Ju ndonjëherë doni që t’i injoroni idetë e të tjerëve duke menduar se i keni tuajat. Është e vërtetë se jeni plot ide, mirëpo duhet ndonjëherë qe të pakten t’i dëgjoni edhe idetë e të tjerëve. Ju kërkoni dituri kudo që shkoni. Nga kjo ndonjëherë bini në mendime të thella. Objektiviteti është një gjë e cila të tjerët e kërkojnë nga ju. Ju po ashtu jeni shumë interesant kur bëhet fjalë për organizimin e gjërave rreth jush. Doni të jeni në mesin e të tjerëve, me qëllim që t’i tregoni cilësite tuaja. Njëherë paraqiteni me një plan të mrekullueshëm për t’i rregulluar gjërat, ndësa herën tjetër i dekocentruar dhe i paorganizuar. Angazhimi fizik për ju është gati i pamundur. E urreni punën fizike, mirëpo në anën tjetër jeni shumë praktik në angazhimet e tjera. Argumentet janë gjëja më e rëndësishme për ju.
Motoja:
Une di
Karakteristikat:
Individualist, origjinal, jokonvencional, adhurues i së vërtetës. Është kontrovers, i pakapshëm, mendjelehtë, joshës, boem, kumarxhi. Shpik ide të reja. Nuk e duron kontrollin.
Planeti:
Urani
Profesioni:
Fotograf, inxhinier, kompjuterist, regjisor, aktor, balerin, shpikës, hulumtues, fizikan, antikuar, gazetar, okultist, profesione të reja.
Mangesia:
Egoist kundruall të afërmve dhe human ndaj të tjerëve.
PESHQIT
Ndonjëherë keni ndjenjën se nuk i takoni kësaj bote. Mirëpo kujt i takoni nuk e dini dhe nuk do të arrini ta dini. Njerëzit që janë rreth jush zakonisht janë të habitur nga personaliteti juaj i fuqishëm. Po ashtu keni intuitë të fuqishme dhe mund të kuptoni këndvështrimet e të tjerëve shumë lehtë. Kjo ndonjëherë mund të shkaktoje probleme. Keni mundësi dhe vullnet të punoni dhe jeni të gatshëm të sakrifikoni çdo gjë për të arritur qëllimet dhe për te ndihmuar të tjerëve. Keni një talent dhe sharm të mrekullueshëm. Po ashtu jeni plot ide të mrekullueshme dhe plane. Këto anë pozitive të tjerët nuk janë në gjendje t’i shohin sepse ju tregoheni si të pasigurtë. Jeni mikëpritës të mirë. Nuk jeni vetiak prandaj njerëzit dëshirojnë të jenë në shoqerinë tuaj. Keni parandjenja të mrekullueshme për atë që ka mundesi të ndodhi. Mirëpo të tjerët në këtë nuk u besojnë sepse mendojnë se fantazoni shumë. Nuk i gjykoni të tjerët sipas asaj se çka kanë bërë, por sipas brendësisë së tyre.
Motoja:
Une besoj
Karakteristikat:
Person jo i drejtpërdrejtë, enigmatik, romantik, hipersensitiv, selektiv. Megjithëse i kupton gjërat më mirë se të tjerët, ka dëshirë të bëjë dredhi. Është simbol i njeriut universal. Tolerant, emocional, por në punë është lider. Jeton në botën e imagjinatës. Ka intuitë të fortë. Është vizionar dhe ndërmjetës i shkëlqyeshëm.
Planeti:
Neptuni
Profesioni:
Profesionet që lidhen me spitalin, institucionet sociale, okultizmin, artin, posaçërisht piktura dhe aktrimi.
Mangesia:
Dyfytyrësia