6-vjeçari rrezikon jetën e tij për të shpëtuar motrën që u sulmua nga qentë, Chris Evans i dërgon mburojën e “Captain America”


Për një vëlla ose motër të madhe, nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa të mbrojë motrën apo vëllain më të vogël. Së fundmi, një djalë 6-vjeçar shpëtoi motrën e tij nga qentë sulmues edhe pse u kafshua prej tyre.

Ka qenë halla e e vogëlushit e cila ndau një postim në Instagram ku foli për mënyrën sesi Bridger shpëtoi jetën e motrës së tij duke qëndruar në këmbë mes saj dhe një qeni që i lihte.

Halla e Bridger thotë se ai ishte kafshuar disa herë në fytyrë dhe në kokë. “Nëse dikush duhej të vdiste, unë mendova se duhet të isha unë”, sipas postimit të saj në Instagram.

Për këtë ngjarje ka reaguar dhe aktori amerikan, Chris Evans, i cili në filmat e Marvel njihet për rolin e “Captain America”, e ka shpërblyer gjashtëvjeçarin Bridger Ëalker për guximin e tij duke ia dërguar një mburojë.

“Jam i sigurt se këtë e ke dëgjuar shumë herë në ditët e fundit, por do të më duhet të ta përsëris edhe unë – mik, ti je hero! Atë që e ke bërë është veprim guximtar dhe aspak egoist, ndërsa motra jote është shumë e lumtur që të ka vëlla. Jam i sigurt se prindërit e tu janë krenarë me ty”.”- shkruan aktori i njohur.


Like it? Share with your friends!