Zbulohet opinionistja e Big Brother VIP 3


“Big Brother VIP 3” ka nisur përgatitjet dhe po përfliten disa emra që mund t’i shohim brenda shtëpisë. Nga ana tjetër publiku është kurioz edhe për opinionistët. Arbër Hajdari ka deklaruar se nuk do jetë më në rolin e opinionistit këtë sezon ndërsa Zhaklin Lekatari në një interviste për “Pushime On Top”, është shprehur se pavarësisht se ka qenë një ‘luftë’ në vetvete, të pasurit këtë pozicion në BBV, e ka rritur profesionalisht.

Gjatë intervistës asaj iu bë e ditur se lart e poshtë po përflitet se moderatorja Eva Murati mund të jetë opinionistja në sezonin e ardhshëm. Zhaklina tha se nëse duan atë, asaj i bëhet qejfi.

Eni Shehu: “Do ta pranoje sërish po të të vinte ftesa?”


Like it? Share with your friends!