Dashi
Venusi do ketë një ndikim shume te madh gjate kësaj dite ne jetën sentimentale te çifteve. Nëse keni kohe qe janki bashke apo jeni te martuar, do i riktheheni disa eksperiencave pasionante me partnerin. Beqaret nuk do jene aspak te përqendruar për te gjetur personin e duhur. Ne planin financiar situata do jene me e qëndrueshme se disa kohe me pare.
Demi
Qetësia do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne planin sentimental te çifteve. Me ne fund do arrini t’i zgjidhni edhe problemet qe keni pasur dhe do ndiheni me mire. Beqaret do kenë një takim vendimtar i cili do ua ndryshoje shume shpejt jetën. Ne planin financiar nuk duhet te bëni shume shpenzime sepse situata mund te përkeqësohet menjëherë.
Të tjera
Më në fund në tregun tonë. Një preparat natyral që përmirëson dëgjimin dhe është armiku më i madh i tringëllimë në veshët dhe infeksionet e veshit.
Sponsored by MonadPlug
Binjaket
Bashkëpunimi ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah do jete me i mire se me pare. Do kuptoheni me se miri me njeri-tjetrin dhe do e jetoni jetën sa me mire qe te mundeni. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë, por do ia lënë gjithçka kohës. Financat do jene gjate gjithë kohës te mbrojtura dhe nuk do keni probleme. Edhe ata qe iu kishin borxhe do ua shlyejnë.
Gaforrja
Jeta juaj ne çift do jete mjaft e trazuar gjate kësaj dite. Nuk do arrini te flisni dot qetësisht me njeri-tjetrin dhe debatet do jene te njëpasnjëshme. Nëse jeni ende beqare do kaloni momente te mrekullueshme pranë disa miqve te mire qe i keni pasur larg prej kohesh. Financat nuk do kenë ndryshime te mëdha nga disa dite me pare.
Luani
Doni te dini si do shkojnë çështjet e dashurisë? Qetësia, harmonia dhe lumturia do iu pushtoje gjate gjithë kohës. Shfrytëzojeni ditën sa me shume qe te mundeni. Beqaret nuk duhet ta mendojnë dashurinë si një loje sepse nuk është e tille. Kujdes me çdo hap qe do hidhni. Ne planin financiar duhet te tregoheni realiste dhe te mos investoni shifra stratosferike.
Virgjeresha
Debatet ne çift do jene te zjarrta sot dhe ata qe kane pasur probleme prej kohesh mund te marrin edhe vendime ekstreme. Ne fund te fundit me mire vetëm dhe te qete sesa me dike pranë dhe gjithë kohës te stresuar. Për beqaret nuk është ende koha e duhur për te filluar aventura. Financat do jene te kënaqshme dhe për këtë arsye mund te shpenzoni edhe pak me tepër.
Peshorja
Klima ne jetën tuaj ne çift do jete euforike. Do kuptoheni me se miri e me atë qe keni ne krah dhe do bashkëpunoni me tepër për disa çështje te lëna pezull. Beqaret do kenë takime te njëpasnjëshme dhe do ndihen shume mire ne praninë e disa personave. Te ardhurat do kenë disa përmirësime, por ato nuk do jene aq te begata sa për te kryer investime te mëdha.
Akrepi
Ka rrezik te linde tensioni sot ne jetën tuaj ne çift dhe nuk do ndiheni aq te qete pranë partnerit. Ne disa momente mund t’iu acarohen nervat dhe mund te mendoni t’i jepni fund diçkaje, por shume shpejt do reflektoni. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë, por t’ia lënë gjithçka kohës. Ne planin financiar do iu jepet mundësia te kryeni transaksione me rëndësi.
Shigjetari
Jeta juaj sentimentale do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do flisni hapur me partnerin tuaj dhe nuk do i mbani asnjë te fshehte. Kjo do shmange debatet e kota. Beqaret do bëjnë çmos për te tërhequr pas vetes personin qe aq shume iu pëlqen. Ne planin financiar nuk duhet te nxitoheni te kryeni shpenzime marramendëse sepse do pendoheni shpejt.
Bricjapi
Do mundoheni ta bëni partnerin tuaj xheloz gjate kësaj dite, por do e teproni paksa dhe kjo do sjelle probleme serioze me te. Kujdes! Për beqaret do jete një dite me e bukur. Yjet do favorizojnë takimet interesante nga te cilat mund te nise edhe një histori e bukur dashurie. Ne planin financiar nuk duhet te shpenzoni me shume sesa ua mban xhepi sepse do keni probleme.
Ujori
Ambienti yjor do favorizoje një klime shume te ngrohte për jetën tuaj sentimentale sot. Do kuptoheni me se miri me partnerin dhe nuk do ia merrni për keq kritikat njeri-tjetrit. Beqaret nuk duhet te nxitohen dhe t’i japin fjalën dikujt qe do i propozoje. Edhe pse financat do jene te mira nuk duhet te nxitoheni për te shpenzuar shume. Përfitoni për te hequr disa para mënjanë.
Peshqit
Nëse jeni ne çift duhet te mos abuzoni me kokëfortësinë. Nëse toleroni pak me tepër do e shihni qe gjithçka do shkoje me se miri. Beqaret do kenë takime shume interesante prandaj duhet t’i shfrytëzojnë sa me shume qe te munden. Situata financiare do vije duke u përmirësuar sot dhe po u treguat te kujdesshëm me shpenzimet shume shpejt do keni goxha te ardhura.