Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde


Kjo javë do të përqendrohesh te gjërat e thjeshta dhe do e kuptosh se ato kanë shumë rëndësi. Afërdita në Bricjap bashkëvepron me Jupiterin në Dem të hënën, duke të dhënë mundësi të reja për lidhje, zhvillim dhe një mendësi të re. Të premten, Mërkuri në Bricjap dhe Neptuni te Peshqit të ndihmojnë të ndjekësh ëndrrat e tua.

Dashi

Suksesi lidhet edhe me socializimin, i dashur Dash! Afërdita dhe Jupiteri të dërgon në një nivel tjetër në aspektin e profesionit dhe të bën të marrësh mbështetjen e duhur nga të gjithë. Ndërkohë, Mërkuri kujdeset që ti të lësh pas shumë gjëra që të mbajnë pezull. Kjo fundjavë të dërgon në aventura të reja, ndaj argëtohu!

Demi

Lëre të shkuarën pas dhe shijo të tashmen! Jupiteri dhe Afërdita të ndihmojnë të përqendrohesh më shumë te njerëzit që janë prezentë në jetën tënde tani dhe jo ata që kanë qenë në të shkuarën. Shkëputi fijet e asaj periudhe, rilidhu me miq që të qëndrojnë pranë dhe që mbështesin ëndrrat e tua.

Binjakët

Ndieje dhe lëre të shkojë, Binjak! Përjeto emocionet që po i shmang, pasi kjo është e vetmja mënyrë që të shërohesh dhe të shpëtosh prej tyre. Mërkuri, këtë të premte, do të bashkëpunojë me Neptunin, për të të bërë më kreativ se kurrë dhe për të të motivuar të vizualizosh dhe manifestosh karrierën që ti do.

Gaforrja

E di që mund ta përziesh miqësinë me dashurinë, Gaforre? Kjo javë të ndihmon që të jesh më i/e përkushtuar në dashuri dhe personi që të ka rrëmbyer zemrën do të bëjë të njëjtën gjë. Megjithatë, mos harro se në romancë, miqësia është po aq e rëndësishme. Beso te njerëzit që ke pranë dhe kujdesu për dëshirat e tua.

Luani

Kur vjen puna te karriera, mund të bësh ca hapa të vegjël, por të sigurt. Kjo do të të ndihmojë të vendosësh baza më të forta në karrierë, si dhe të arrish qëllimet që ti do me më shumë bindje dhe sukses. Këtë fundjavë, zemra jote do të rrahë vetëm për dashurinë, ndaj bëhu gati të përjetosh ndjesi fantastike!

Virgjëresha

Mendoju mirë gjërat, pasi do të të ndihmojnë t’i shohësh gjërat ndryshe. Krijo më shumë vetëbesim dhe foli vetes në mënyrë më pozitive, pasi do ta shohësh që do të reflektosh të njëjtën gjë tek të tjerët. Të gjithë do të të shohin siç ti e sheh veten. Hëna e Shigjetarit, në fundjavë do të të bëjë të përqendrohesh te familja dhe te njerëzit që të japin paqe dhe siguri.

Peshorja

Thuaje atë që mendon, ji i/e drejtpërdrejtë me dëshirat dhe ndjesitë e tua. Mundohu të flasësh fjalë të qarta, por edhe të dhembshura, që të mos e lëndosh personin që ke përballë. Do të kesh mundësi të shërohesh nga gjërat që të kanë penguar dhe të rilidhesh me njerëzit e dashur.

Akrepi

Ashtu si Peshorja, edhe ti duhet të flasësh. Planetet të sfidojnë që të thuash fjalët që mendon në lidhje me raportet që ke krijuar, që të kuptohesh më qartë dhe të shmangësh zënkat dhe pritshmëritë e tepërta. Gjithashtu, gjej kohën për t’u marrë me veten dhe për t’i folur me dashuri trupit dhe mendjes tënde.

Shigjetari

Jeto sipas vlerave të tua, Shigjetar! Afërdita dhe Jupiteri duan që të të ndihmojnë të frymëzohesh dhe të praktikosh vlerat e tua unike. Motivohu, kushtoju vëmendje ideve dhe mendimeve të tua, si dhe mendësisë që ke momentalisht. Ky reflektim do të të fuqizojë për të ardhmen.

Bricjapi

Këtë javë do ta gjesh veten më të ndjeshëm/me, intim/e dhe do t’i shprehësh ndjesitë e tua pa frikë. Është e vështirë për një shenjë si ti, por mund ta bësh. Do të arrish të kornizosh sërish marrëdhënien që ke krijuar, të pushosh pak dhe të rinisësh nga e para.

Ujori

Gëzuar ditëlindjen, Ujor! Jupiteri dhe Afërdita të thonë të çlirohesh nga e shkuara dhe nga njerëzit që të mbajnë peng, në mënyrë që të jesh më guximtar/e në të tashmen. Do të bësh biseda më të ngrohta dhe intime se zakonisht, si dhe do të kesh mundësi të jesh një shenjë më sociale dhe të përfshihesh më tepër në komunitet.

Peshqit

Është e vërtetë, emocionet ndonjëherë të konfuzojnë dhe ti ndoshta s’arrin dot ta ndash nëse dikë e ke qejf në aspektin miqësor apo në atë romantik. Gjithsesi, ndërkohë që emëron ndjesinë në fjalë, mos harro të jesh një shenjë kurioze, që përshtatet me çdo situatë. Do të jetosh momentin dhe do të jesh personi më argëtues në grupin tënd të miqve./syri.net


Like it? Share with your friends!