Boja e kuqe duhej hedhur tjetërkund. Ministri i Drejtësisë shpjegon amnistinë e burrit vrasës.


Ministri ende në detyrë i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, ka sqaruar se nuk është faji i “amnistisë” që Fadil Kasemi u lirua. Ligji është ligj ndaj dhe ai ka përfitura në bazë të të gjitha kritereve. Është çështje tjetër se përse u dënua aq pak për vepra që parashikojnë dënime shumë më të rënda.

Ja ç’deklaroi Bardhi:

Aktualisht, zotëria në momentin kur është miratuar ligji për amnistinë, i katërti në katër vite gjë që nuk kishte ndodhur prej 20 e kusur vitesh. Amnistitë janë dhënë një herë në 5 vite.

Në momentin e amnistisë, zotërisë i kishin ngelur edhe 11 muaj dhe 8 ditë për të qëndruar në burg.

Sipas nenit 5 të ligjit të amnistisë që futej për herë të parë, thuhej që pavarësisht nga fakti që një person përfshihej në kritere ndaluese, nëse i kanë ngelur një vit nga dënimi kur ishte burrë dhe dy vite kur ishte grua, pavarësisht nga vepra penale, për vrasje, trafik droge, dhunë në familje, çdo person që ishte në burg.

Pavarësisht thotë neni 5 që mund të jesh në kriteret ndaluese, përfiton. Në rastin konkret që je tek ndaluesit, nuk e përfiton, por rast që ke edhe 1 vit burg përfiton. Nga 2012, deri në 2017 ka një rritje të vazhdueshme të personave që dënohen për krime në familje. Personat që kanë kryer dënimin, nuk kanë kryer më vepra penale që tregon se ka funksionuar.


Like it? Share with your friends!