Lamtumirë bregdet shqiptar! Këto janë duart që e marrin …


“Në emër të zhvillimit” – ky është truku me të cilin oligarkia po fut në thes vendet më përrallore të bregdetit shqiptar. Klientët e Ramës kanë marrë Gjirin e Lalzit, dhe një pjesë të Rivierës shqiptare për të investuar në resorte e komplekse shumëhektarëshe.

Pacolli, Samir Mane etj janë tashmë zotër të pjesës më të lakmuar të bregdetit tonë.

Dy prej projekteve të kësaj kaste marrë statusin e investitorit strategjik: “Green Coast” në Palasë dhe “New Born” në gjirin e Lalzit. Këtu thuhet se do të hidhen rreth 80 milionë euro.

Nga ana tjetër në Dhërmi është projektuar “Palasa Bay Resort” ,  në Jalë do të ndërtohet një kompleks vilash dhe hotelerie, në Ksamil është projektuar një tjetër fshat i këtij tipi.

Ndërkohë, në gjirin e Lalzit po zhvillohet një ndërtim me një sipërfaqe prej 350 mijë metrash katrorë dhe investimi shkon në gati 90 milionë euro. Në fazë procedurash për leje është investimi në Divjakë i Behxhet Pacollit, një investim gjigant me vila, hoteleri dhe port jahtesh.

 


Like it? Share with your friends!