Viti i Skënderbeut nis me…luftën kundër burokracisë. Ky qe komunikimi javor i Ramës


Kryeministri Edi Rama ka vijuar me “Komunikimin Javor” këtë të dielë ku u shpreh se qeveria është gati të nisë punën e saj nga nesër pas betimit në parlament. Rama zbuloi se çfarë do të bëjë qeveria në ditën e saj të parë dhe vendimet që do marrë.

“Nesër do të tregoj programin e qeverisë në Kuvend. Qeveria do të bëjë betimin nesër e do nisë menjëherë nga puna. Qeveria do të vendosë Vitin e Skënderbeut si dhe do të vendosë për lehtësimet e para të barrës së burokracisë nga shpatullat e njerëzve të zakonshëm. Ne kemi më shumë certifikata të prodhuara në vit se sa popullsia jonë, 4.5 milionë në vit. Një kohë e gjatë për të pritur një shërbim, një dokument. Me çertifikatën do të nisë eliminimi i dhjetëra milionë udhëtimeve, radhëve e kontakteve në sportelet e zyrave të shtetit, por prisni dhe 2.7 ditë siç pritët 27 vite për të ndjerë lehtësimin nga rraskapitjet në zyrat e Shtetit,” tha Rama.

 


Like it? Share with your friends!