Protestë në dyert e Ambasadës Amerikane. “Mos i lini të na prishin shtëpitë”!


Pasi morën përgjigjen edhe nga Kryeministri Rama se banesat do të shemben, por do kenë dëmshpërblim sipas ligjit, sot dhjetëra banorë në Shkozë kanë nisur nje tjetër protestë. Reagimi i tyre vjen kundër prishjes së banesave të tyre për shkak zgjerimit të rrugës së Shkozës, në kuadër të një projekti të ARRSH-së dhe Ministrisë së Transporteve.

Janë 153 familje që preken nga projekti, dhe të mbetur pa asnjë zgjidhje kanë dalë në një protestë të dytë, pas asaj më 14 shtator, ku bllokuan rrugën në Shkozë. Para kësaj, ata i janë drejtuar me një letër Ambasadës Amerikane dhe asaj të BE në vendin tonë, duke i kërkuar ndihmë.


Like it? Share with your friends!