Spitali Durrës: 15 pushues nga Kosova, helmohen nga ushqimi


Një grup pushuesish të ardhur nga Kosova për një fundjavë në plazh kanë përfunduar në spitalin rajonal të qytetit të Durrësit. Shkak është bërë një helmim ushqimor.
Pushuesit, në përbërje të grupit të të cilit ishin punonjës të administratës dhe sindikalistë të komunës së Rahovecit, pasi kanë konsumuar një drekë në një nga restorantet e zonës së Shkëmbit të Kavajës, ne kthim per ne Kosove, kane hetuar gjendjen e rënduar shëndetësore e pjesës më të madhe të tyre dhe kane kerkuar ndihme mjeksore.
Burimet spitalore bëjnë të ditur se dhe persona nga stafi i restorantit kanë pasur të njëjtat simptoma.
Ndërkaq, policia vendore nuk ka dhënë ende asnjë njoftim zyrtar mbi ngjarjen dhe ecurinë e hetimit.
Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Durrës, i cili ka bllokuar restorantin pasi ka mare mostrat e ushqimeve të konsumuara nga turistët, për të zbuluar shkaqet e helmimit masiv.


Like it? Share with your friends!