Fiton Merkel….ndoshta dhe Ballkani.


Zgjedhjet në Gjermani u ndoqën edhe në ambientet e ambasadës Gjermane me të ftuarit e saj. Fitorja e katërt e Merkel sipas ambasadores gjermane Suzane Schutz do të thotë vijimi i marrëdhënieve të mira me Shqipërinë dhe mbështetjen e proceseve të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.” Sa i përket politikës së jashtme dhe asaj evropiane të Gjermanisë unë në të ardhmen nuk pres zhvendosje. Të gjitha partitë në Gjermani janë në të njëjtin zë, ato janë për anëtarësim të vendeve të Ballkanit në Evropë, sikurse edhe të Shqipërisë” tha Shutz
Qeveria e Merkel do të kushtëzohet nga bisedimet me partitë e vogla që janë rritur në rezultat si ekologjistët dhe partia e lirë demokrate. Ndërkohë rritja e paralajmëruar e ekstremistëve, për momentin nuk duket shqetësuese. “AfD do të përfaqësojë një fraksion parlamentar të konsiderueshëm, por nuk mendoj se do ndikojë në politikat e qeverisë federale sa i përket Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë” u shpreh ambasadorja Shutz.
Këto zgjedhje për ambasadoren Schutz janë një mesazh i qartë i Gjermanisë edhe për prespektivën e saj lidhur me vazhdimin e projektit të BE.


Like it? Share with your friends!