Befason Rama: “Kosova në UNESCO më shumë i leverdis Serbisë”


Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë reaguar lidhur me thirrjen e  Aleksandër Vuçiç për të mos anëtarësuar Kosovën në UNESCO.

Haradinaj deklaroi: Kosova do të jetë një anëtar i vlefshëm për UNECO-n dhe kurdo që të ndodhë do të fitojë ajo trashëgimi e çmuar që është jo vetëm e Kosovës por e të gjithë botës.

Edi Rama: “Ia kam thënë, sa herë që më është dhanë rasti në takimet që kemi pasur, presidentit aktual dhe kryeministrit të deri djeshëm, që personalisht e kam të pamundur ta kuptoj logjikën e refuzimit serb për anëtarsimin e Kosovës në UNESCO.

E kam të pamundur ta kuptoj llogjikën sepse nëse për serbët ka një rëndësi të posaçme trashëgimia e tyre kulturore, monumentet te tyre të kulturës në Kosovë, atëherë ata duhet të ishin të parët që duhet të vraponin për ta vënë nën mbrojtje këtë trashëgimi përmes UNESCO në një vend ku pa dashjen e tyre qeverisin shqiptarët. Dhe është krijuar një shtet i ri fqinj sovran dhe i pavarur.

Se kuptoj?! Kush humbet në këtë rast nga ky proces? Kosova humbet më pak se Serbia në këndvështrimin tim. Sepse UNESCO dihet se çfarë është dhe dihet se për çfarë duhet. Dhe i duhet Serbisë që të jetë në Kosovë për të mbrojtuar atë që ata e quajnë trashëgimi të tyre kulturore. Natyrisht për Kosovën është e rëndësishme UNESCO në kuadrin e gjithë njohjeve dhe  proceseve integruese të shtetit të Kosovës në organizata, instituticione etj.

Por është absurd qëndrimi serb. Dhe këtë unë e kam ndarë këtë opinion me presidentin serb, i cili e ndjek në kohë reale jetën politikën  në Shqipëri e Kosovë dhe  jam i bindur që sot do të japë një përgjigje për këtë në orët që pasojnë. Nëse nuk do ta jepte do isha i inkurajuar se po ai reflekton.

Përsa i përket votave askush në botën demokratike, kur vota është e fshehtë nuk e thotë që i ka votat. Ju e keni parë, jo vetëm në një rast se kush thotë që i ka votat, nga vota e fshehtë pastaj i dalin mangut. Kështu që nuk është çështje i ke apo nuk i ke votat.”


Like it? Share with your friends!