Donald Lu për Tahirin: Shqiptarët duhet të dinë të vërtetën


Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu, gjate nje pritje te organizuar ne Pallatin e Brigadave me rastin e 15 vjetorit te Avokatit te Populli./r/n/r/nAmerican Ambassador in Tirana, Donald Lu, during a reception at the Palace of Brigades organized on the occasion of the 15th anniversary of the Ombudsman.

“Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Qytetarët duhet të dinë të vërtetën” ka deklaruar ambasadori Donald Lu lidhur me çështjen e deputetit Saimir Tahiri

Ish ministri i Brendshëm dyshohet nga prokuroria se ka lidhje me organizatën italo shqiptare që u godit në Catania të Italisë. ndërkohë Kuvendi dje refuzoi autorizimin e prokurorisë për arrestimin e tij por lejoi vijimin e hetimeve.

“Në 27 vite shumë politikanë i kanë shpëtuar drejtësisë. Nuk më takon të them nëse Tahiri është fajtor apo jo. Qytetarët duhet të dinë të vërtetën. Nëse është pa faj duhet ta dini nëse ka faj duhet të përballet me drejtësinë. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.”

Deklarata u bë në takim me këshillin rinor të ambasadës.

I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit Rama, i cili falenderoi Lu-në për mesazhin, se shqiptarët duan drejtësi dhe jo gjyqe komuniste.

“Faleminderit Don. Një mesazh i qartë për shqiptarët që duan drejtësi, jo gjyqe komuniste për këdo që kanë votuar a paguar me taksat tyre”


Like it? Share with your friends!