Komunikimi javor: Tahiri pengu i Ramës.


Kryeministri Edi Rama e shfrytëzoi komunikimin javor të kësaj të dielë për të garantuar shqiptarët se zhurma e çështjes Tahiri që dominoi aktualitetin politik nuk e ka ç’fokusuar qeverinë nga objektivat e saj për ta çuar përpara vendin.

Rama: Dua t’ju siguroj që zhurmat e këtyre ditëve , jo vetem se kam harruar por kemi menduar vazhimisht për këtë.Të dhënat e eksporteve kanë rritje inkurajuese ne 10%, importi po ashtu të cilët sjellin punësim real.Kemi ende kaq shumë për të bërë në infrastrukture, bujqësi dhe turizëm në luftë e korrupsionit. Është një përgjegjësi që nuk më tremb, por do të jem unë së bashku me ekipin të shkojmë në një shpejtësi drejt BE.
Akuzat e opozitës, Rama i sheh thjesht si vajtim për marrjen e pushtetit. Sipas tij, opozita nuk ka as vizion dhe as moral për ta vënë Shqipërinë mbi interesat e saj.

Rama: Kemi marrë akuza pa hesap dhe mallkime pa kufij të cilat tregojnë se ata që drejtojnë sot opozitën jo vetëm nuk kanë as vizion dhe as ide të rëndësishme për ti ofruar Shqipërisë por fatkeqësisht nuk kanë as forcën morale për ta vënë Shqipërinë mbi interesat e tyre të vajtueshme. Keqardhje e thellë për ta. Ne kemi marrë të plotë përgjegjësinë për të udhëhequr Shqipërinë dhe për të bërë gjënë e duhur për njerëzit e këtij vendi dhe do ta mbajmë këtë përgjegjësi me gjithë nderin dhe përkushtimin që na takon.
Teksa lajmëroi se aplikacioni “Shqipëria që duam” ka përfunduar, ai ftoi qytetarët të bëhen pjesë e bashkëqeverisjes.

Rama: Nuk ka qeveri lart dhe njerëz poshtë por bashkqqeverisje me njerëzit si të barabartë me të barabartë. Tani dhe aplikacioni “Shqipëria që duam” është gati në dispozicion të kujdo që duke e shkarkuar në celularin e vet e ka në xhep qeverinë. Shkarkojeni dhe nuk do zhgënjeheni.
Kreu i qeverisë u shpreh optimist se shumë shpejt komisionet e vettingut do të japin rezultate konkrete, ndërsa nuk harroi të përsërisë mbështetjen e tij dhe qeverisë për drejtësi në këtë vend.

Rama: Edhe Komisionet e vettingut janë ulur në zyrat e tyre dhe kam bindjen se shumë shpejt do të tregojnë rezultatet e para konkrete të besimit dhe mbështetjes së popullit që kanë marrë.Është tjetër hap përpara në rrugën tonë për në BE dhe Shqipërinë që duam me shtet, punë dhe mirëqënie.Siç qëndruam së bashku dhe zbrapsëm çdo orëvatje për ta vrarë reformën në drejtësi bashkë me vettingun për dy vjet me rradhë po ashtu do të mbështesim me të gjithë energjinë patriotike, politike dhe morale jetësimin e aspiratës kombëtare dhe popullore për drejtësi në këtë vend. Asgjë nuk do të ndalojë dot. Do të bëjmë të mundura shumë gjëra që koalicionet e partive na i kanë bërë padrejtësisht të pamundura.


Like it? Share with your friends!