Dorëheqja e Visho Ajazi Likës, Berisha: SHISH ka dokumente përvëluese për Tahirin, Ramën dhe Olsin


Dorëheqja e Visho Ajazi Likës, Berisha: SHISH ka dokumente përvëluese për Tahirin, Ramën dhe Olsin.

Ish-kryeministri thotë se dorëheqja është e drejtë e çdo zyrtari po në momentin e skandalit të Tahirit, kjo tingëllon jashtë sensit.

Berisha vijon më tej duke mbështetur kërkesën e ish-presidentit Nishani që të bëhet publike ajo ç’ka është diskutuar në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

REAGIMI I BERISHËS: 

Dorheqja e Ajazit par lens non volens!

Te dashur miq, Drejtori i Sherbimit Informativ Visho Ajazi , qe i sherbeu vendit me integritet dhe perkushtim te veçante, ne drejtimin e ketij sherbimi dha sot papritur dorheqhjen .

Analiste dhe burime te besueshme konfirmojne se ai paguajti me doreheqjen e tij te papritur çmimin e denoncimeve ne prokurori dhe institucione te tjera si dhe informacioneve te panumerta qe faktonin lidhjet e Norieges, narko-kabinetit dhe vellaçko Olsit me drogen, trafiqet dhe krimin e bandat e tij.

Doreheqja eshte nje e drejte e çdo zyrtari. Por kjo doreheqje, ne kulmim e skandalit te implikimit te Saimir Tahirit, si anetar kryesor i bandes Habilaj, dhe bllokimit te prokurorise nga Noriega, deshmon tmerrin e Rames nga dokumentat perveluese qe Sherbimi Informativ mund te dorezonte ne Prokurorine e Krimeve te Renda per dosjen Tahiri por edhe per vet Ramen e pergjuar aksidentalisht duke folur me trafikante dhe per afera te medha korruptive si vellaçko Olsin e kokaines dhe narko-ministra te tjere.

Ne keto kushte, mbeshtes plotesisht kerkesen e ish presidentit Nishani dhe e konsideroj jetike qe te behet publike mbledhja e Keshillit te Sigurise Kombetare. Ne rast tjeter, i bej thirje Komisionit te Sigurise Kombetare te marre me urgjence nga Sherbimi Informativ te gjithe dosjen e implikimit te Rames, Olsit dhe ministrave te tij ne trafiqe dhe banda kriminale! sb


Like it? Share with your friends!