Disa arsye pse duhet të dalësh me një grua të shenjës së Peshqve


Peshqit: 19 shkurt – 20 mars
Elementi: Uji
Planeti drejtues: Neptuni
Simboli: Peshku

Disa arsye pse duhet të dalësh me një grua të shenjës

Disa arsye pse duhet të dalësh me një grua të shenjës

Të dalësh me një grua që i përket shenjës së fundit të zodiakut është gjëja më e mirë që mund t’i bësh vetes; është romantike, ka një imagjinatë të zhvilluar, tolerante dhe shumë selektive. Ndaj nëse je i përzgjedhuri i saj, duhet të ndihesh i privilegjuar.

Disa arsye pse duhet të dalësh me një grua të shenjës

Disa arsye pse duhet të dalësh me një grua të shenjës
RIHANNA/ DITËLINDJA: 20 SHKURT, 1988
Ajo është e dashur dhe shumë, por shumë e ndjeshme. Ndonjëherë, njerëzit këtë detaj ia marrin për dobësi, por është jashtë natyrës së Peshqve që të mos tregohen të sjellshëm dhe e përkujdesur. Mjafton një gjest i vogël dhe do t’ju mbajnë në mendime gjatë gjithë ditës.

Disa arsye pse duhet të dalësh me një grua të shenjës

Disa arsye pse duhet të dalësh me një grua të shenjës

Peshqit përgjithësisht përshtaten lehtë. Nëse nuk je në humor, nuk do të bezdisë fare. Nëse do të luash, do të luajë me ty. Ajo është një shpatull e mirë për të qarë të gjitha hallet. Cilësohet me të drejtë si ëndërrimtare, e zhytyr në botën e saj larg realitetin. Por kjo është gjë e mirë, sepse tenton t’i shohë gjërat më thellë dhe ka jo pak ambicie për dashurinë.

Disa arsye pse duhet të dalësh me një grua të shenjës

Disa arsye pse duhet të dalësh me një grua të shenjës

Një grua e tillë ka një shpirt bujar dhe nuk lodhet aspak duke u përkushtuar në marrëdhënie. Madje, është shumë e vetëdijshme për nevojat e partnerit dhe ia lexon mendimet sa hap e mbyll sytë.

Nëse me një Virgjëreshë të duhet pak kujdes sepse analizon çdo detaj, Peshqit nuk i vënë re shumë gjërat dhe i anashkalojnë disa detaje të parëndësishme, sipas tyre. Një darkë ideale për një grua të tillë janë ato darkat romantike klishe; qirinj, shëtitje në plazh, ecje në park ose një film nën batanije.

Ç’kërkoni më shumë?!

Disa arsye pse duhet të dalësh me një grua të shenjës

Credit /anabelmagazine


Like it? Share with your friends!