Basha: Qeveria Rama la në harresë biznesin e vogël


“Sot mijëra biznese përballen me rënien e fuqisë blerëse, pamundësinë për të paguar qiratë edhe për muajt e izolimit, ndërsa xhiroja e tyre është në nivele minimale, faturat afrofe të energjisë janë më të larta edhe se një vit më parë ndërsa Shqipëria renditet ndër vendet me çmimin më të lartë të energjisë e po kështu edhe për faturat e ujit. Këto së bashku me tatimet dhe taksat rrënuan ekonominë e po çojnë drejt falimentimit në masë të biznesit të vogël”, kështë është shprehur kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një takimi të zhvilluar me disa biznese të vogla, në njësinë 5 në Tiranë. “Mungesa e mbështetjes për ta dhe për konsumatorët nga qeveria po i çon drejt mbylljes shumë biznese familjare.Kjo gjendje është kudo në Shqipëri.Varfëria është ulur këmbëkryq në familjet shqiptare. RAMAVIRUSI ka prekur çdo degë të ekonomisë, pasiguria e papunësia po prek çdo pjesë të shoqërisë”, tha Basha.

 


Like it? Share with your friends!