E dëmtoi tërmeti i 26 nëntorit, nis zbatimi i projektit të restaurimit të murit të Kalasë


Kalaja e Durrësit është një nga monumentet më vlerësuara të trashëgimisë sonë kulturore. Eshtë ndërtuar në shekujt 5 dhe 6 të Erës Sonë nga Perandori bizantin Anastasi, që ishte me origjinë nga Durrësi. Ajo u shkatërrua dhe rindërtua sërish pas tërmetit shkatërrimtar të vitit 1273.Por, ky  monument shekullor kulture, nuk mundi ta përballojë furinë e tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019. Pas rreth 6 muajsh ka nisur puna për zbatimin e një projekti, që ka si qëllim restaurimin e plotë të murit të kalasë së dëmtuar.Inxhinieri zbatues i punimeve, Lulzim Sinu, thotë se janë në fazën e parë të ndërhyrjes, që ka të bëjë me pastrimin e territorit dhe largimin e pjesëve të dëmtuara, të cilat do të rivendosen sërish në objekt. Vlera e investimit kap shifrën 2 001 400 lekë, ndërsa afati kohor i kryerjes së punimeve është 60 ditë. Dy fazat e para janë ndërhyrja dhe konsolidimi i monumentit C. Ndërsa, faza finale do të jetë edhe më e kushtueshmja. Parashikohet që brenda 2 viteve, kulla C e Kalasë së Durrësit, të jetë restauruar tërësisht.

 


Like it? Share with your friends!