Të rinjtë në Bari, në sheshe pas orarit të lejuar, të mërzitur me kufizimet. Reagon Komuniteti Vendor i Mbrojtjes: Po na rrezikoni


Grupe njerëzish, kryesish të rinjë, në rrugë pa respektuar rregullat e distancimit shoqëror dhe antikovit-19, sikur të ishim para pandemisë: Kjo ishte ajo që ndodhi mbrëmë në zonën Umbertina të Barit, siç raportohet nga banorët e  Komitetit Vendor të Mbrojtjes. “Ishte rreth mesnatës në rrugën “Abbrescia” ku, përkundër mbylljes së restoranteve dhe picerive, të cilat respektojnë protokollet – shpjegojnë qytetarët – “, grupe të rinjsh u mblodhën duke ndalur në trotuare: “Ka mundësi që njeriu të mos e kuptojë se për sjellja e papërgjegjshme e disave mund të bëhet shkak  për ringjalljen e infeksionit dhe  një bllokim i ri, komentojnë banorët e  Komitetit Vendor të Mbrojtjes. “Vetëm ata që nuk duan të shohin ose nuk duan të dëgjojnë, nuk shohin dhe nuk dëgjojnë, ndaj i bëjnë këto veprime  – thonë anëtarët e Komitetin Vendor të Mbrojtjes . Ne, të ndiher, në rrezik të sigurisë sonë personale, përpiqemi në interesin e të gjithëve të bëjmë të ditur se çfarë po ndodh në vend. Për fat të keq, kërkesa jonë zyrtare për për t’u dëgjuar, dërguar në institucionet vendore për të shtuar kontrollet, ende nuk po dëgjohet”, thonë ata.

 


Like it? Share with your friends!