Akrepi, parashikimi i Muajit Qershor 2020


Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Maj vlen për njerëzit që kanë Diellin në Akrep, Hënën në shenjën e Akrepit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Akrepit.
Për të gjitha shenjat ekzistojnë të njejtat lëvizje planetare në qiell por ndryshimi është këndvështrimi i shenjës i cili interpretohet çdo muaj. Në këndvështrimin e Akrepit, këto janë pasojat apo rrjedhojat e secilës lëvizje të rëndësishme planetare këtë muaj.

Dielli është në shenjën e Binjakëve deri më datë 20 Qershor. Do arrini të kuptoni shumë gjëra më në thellësi, do bëni zbulime nën sipërfaqe mbi shumë çështje dhe do i shkoni deri në fund. Do jetë periudhë introspektive gjatë të cilës keni mundësinë të zbuloni pikat tuaja më të forta. Do merreni më shumë me financat që keni të përbashkëta me bashkëshortin/bashkëshorten dhe në përgjithësi me gjërat e përbashkëta.

3 Qershor: Afërdita do rilind në shenjën e Binjakëve, meqë bashkohet me Diellin në këtë datë. Kushdo që ju duket sipërfaqësor, menjëherë do e largoni prej vetes. Vëmendjen do j’ua tërheqë vetëm një njeri që di të depërtojë, që di t’ju prekë thellë dhe t’ju ndihmojë të shëroheni ose të transformoni veten për më mirë. Dëshira juaj për të patur dikë pranë do rritet.

5 Qershor: Eklipsi i Hënës së plotë në shenjën e Shigjetarit. Një projekt financiar ose fitimi juaj në përgjithësi mund të ndryshojë ose luhatet në mënyrë të ndjeshme, ose thjesht të bëni një investim të madh që ka rëndësi për ju.

18 Qershor: Mërkuri zmbrapset në Gaforre dhe do jetë i zmbrapsur në Gaforre deri më 12 korrik. Do e merrni më shumë në konsideratë të ardhmen dhe ajo që bëni tani do ndikojë në rezultatin tuaj. Do ndryshojë filozofia juaj e përgjithshme për jetën. A po jetoni vërtet? Kjo shtëpi është e lidhur edhe me moralin dhe etikën. Gjatë kësaj periudhe mund të rivlerësoni se çfarë rëndësie ka morali dhe etika në të vërtetë për ju.

20 Qershor: Dielli vjen në Gaforre. Nëse shkolla ju jep ende mundësinë për të rregulluar ndonjë provim, mund ta bëni. Përdoreni këtë periudhë për të rishikuar punën tuaj. Eksploroni libra që ju bëjnë të mendoni ndryshe.

21 Qershor: Hëna e re në shenjën e Gaforres. Udhëtime ose plane të reja udhëtimi për ju.

23 Qershor: Neptuni do zmbrapset në shenjën e Peshqve. Jeta juaj romantike do bëhet më e gjallë dhe e pasur. Do jeni shumë romantik por gjithashtu pak të prirur për ta mashtruar veten, do shikoni atë që dëshironi të shihni në vend të asaj që keni apo ndodh në të vërtetë. Dashuria mund të jetë shumë romantike për ju por gjithashtu mund të jetë e ndërlikuar ose e vështirë për tu kapur për ca kohë nëse jeni beqarë.

25 Qershor: Afërdita do drejtohet në shenjën e Binjakëve dhe do vazhdojë në shenjën e Binjakëve deri më 7 gusht. Mund të takoni një njeri që punon në fushën e psikologjisë, kriminologjisë ose merret me kërkime. Foksi tek intimiteti do jetë i madh.

27 Qershor: Marsi do hyjë në Dash dhe do jetë në Dash deri më datë 6 janar 2021. Marsi do ju shtyjë të punoni. Do keni shumë për të bërë dhe do jeni plotësisht të përqendruar në përfundimin e çdo detyre të vogël. Së pari ndani gjërat themelore, gjërat që absolutisht duhet të bëhen para gjithçkaje tjetër. Mund të merrni shumë projekte dhe detyra përzipër dhe t’ia dilni mirë gjatë kësaj kohe. Mund të dukeni të shpërndarë por në fakt do jeni të zënë duke bërë shumë gjëra, përndryshe energjia e ngarkuar e Marsit do ju shndërrohet në ankth.

30 Qershor: Jupiteri do lidhet me Plutonin për herë të dytë por të parafundit për këtë vit. Kjo lidhje planetare mund t’ju ketë bërë të ndjeheni të stresuar herë pas here. Jupiteri do ju ndihmojë që të rishikoni rrënjët e mënyrës sesi mendoni, se si flisni dhe reagoni. Mund të mësoni se mënyra e vetme për t’u bërë të qartë është të shikoni jetën nga një kënd tjetër. Duhet të ndaloni, të mendoni dhe të kuptoni se gjithmonë ka më shumë se një zgjidhje për çdo problem. Jupiteri madje mund t’ju prezantojë me disa alternativa por varet nga ju që të zgjidhni atë të duhurën.

Qiell të Mbarë.


Like it? Share with your friends!