Mbi 100 forca policie dhe dronë, në kërkim të kanabis, arrestohet një 30 vjeçar në Fier


Policia e Shtetit ka deklaruar se vijon në të gjithë vendin kontrolli për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike. Në aksionin e fundit, zhvilluar në Fier, policia përdori dhe dronë, ndërkohë që në aksion janë angazhuar 100 forca policie, aksion nga ku u bë i mundur, prangosja e një 30 vjeçari.

 Njoftimi i policisë:

Fier – Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.Policia e Shtetit po përdor dronët për monitorimin e zonave të thella e pyjore.Gjatë kontrollit të territorit janë angazhuar mbi 100 punonjës policie dhe disa dronë.Agjentët e Antidrogës dhe shërbime të tjera policore kontrolluan zonën e Pishporos për disa orë, nga toka dhe me dronë inteligjentë dhe nuk u gjet asnjë bimë e kultivuar.Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në zonën e Cakranit u konstatua një rast tentative kultivimi. Policia ka vënë në pranga shtetasin F. M., 27 vjeç, pasi në oborrin e banesës së tij janë evidentuar 30 fidanë në kubikë, në tentativë për t’i kultivuar në tokë.Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë duke kontrolluar çdo cep të territorit dhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve.


Like it? Share with your friends!