Temperatura të larta, ja parashikimi i motit për ditën e sotme


Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot kryesisht të kthjellët.Në zonat e thella malore do të ketë reshje shiu herë pas here.

 

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 11ºC në 24ºC, në zonat e ulëta nga 17ºC në 30ºC dhe në zonat bregdetare nga 19°C në 31ºC.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

 


Like it? Share with your friends!