Ndryshimet ekonomike që sjellë për shenjat kalimi i hënës së plotë në shigjetar


Këtë periudhë, me ndihmën e hënës së plotë (neser) në Shigjetar do mund të analizojmë prioritetet tona dhe të përvojës së deritanishme.
Vendimet që do marrim do jenë të rëndësishme për të ardhmen.

Dashi do marre vendime të rëndësishme per projeketet e tij si dhe udhëtime që i ndryshojnë jetën.

Demi do çlirohet psikologjikisht pasi nuk do ketë më të fshehta e mistere apo pritje si ne çeshtjet ekonomike ashtu edhe bashkepunime.

Binjaket do jenë në qendër të rrugëve informative dhe ideve të cilat duket se e nxjerrin nga telashet.

Gaforrja do mbyll një cikël pune apo veprimtarie për të hapur nje cikel të ri, sidomos në jetën personale dhe ekonomike.

Luani do kuptojë që disa vendime janë të destinuara për zhvillim dhe vijnë natyrshëm.

Virgjeresha do ndihmohet në karriere fale ideve te reja dhe njohjeve apo informacioneve të rëndësishme që do marrë.

Peshorja do plotesojë një projekt apo strategji me të cilën do tregojë aftesite por edhe mundesite e reja qe i hapen perpara. Një takim shumë i rëndësishëm i ndryshon jeten.

Akrepi do ndjehet strateg në çeshtjet ekonomike duke perfunduar një çeshtje të rëndësishme dhe duke hapur rrugën e mundësive të reja.

Shigjetari do ketë bashkëpunime të rëndësishme keto kohe dhe prurje te reja idesh e partneritetesh te cilat e çojne shume përpara.

Bricjapi do jetë delikat dhe disi melankolik deri në përfundim të një çeshtje te paqartë pune apo ligjore. Kujdes me shëndetin!

Ujori do shijojë njohje te rëndësihme dhe do marrë vendime ne jeten personale. Shoqëria luan një rol të madh e te mirë!

Peshqit do ndryshojnë veprimtari apo do ndryshojne pozicion në pune e karrierë. Diçka e rëndësishme i bene t’i japin fund nje cikli punësh apo përgjegjësish.


Like it? Share with your friends!