Më thuaj çfarë shenje je, të të them sa ”shtrigë ose ”engjëll” sillesh me motrën ose vëllain


Dashi: Dashi njihet si shenja më kokëfortë e horoskopit, kështu që mos pretendoni që në marrëdhëniet vëllazërore gjërat të shkojnë mirë mes jush. Janë shumë të dashur, bashkëpunues, të gatshëm për t’ju qëndruar pranë në çdo moment, por njëherazi këmbëngulës që nuk heqin dorë lehtë nga qëndrimet e tyre . E kanë të vështirë të ndjekin rregullat e familjes dhe u pëlqen që herë pas here të imponojnë personalitetin e tyre, sidomos nëse janë fëmijët e parë.

Demi: Demi është motra dhe vëllai që do të dëshironte të kishte çdo shenjë e horoskopit. Është shumë i lidhur me familjen dhe mund të sakrifikojë për çdo pjesëtar të saj. Demi nuk lë kurrë në baltë vëllezërit dhe i mbron në çdo moment, si të vegjël ashtu edhe të rritur.

Binjakët: Jo vetëm Demi, por edhe një motër ose vëlla në shenjën e Binjakëve është një thesar për këdo. Ndonëse njihen për karakterin e tyre të paqëndrueshëm, dashuria e tyre është gjithmonë konstante. Por jo vetëm kaq, Binjakët janë shumë stimuluese në marrëdhëniet familjare. Me siguri ju ka ndodhur t’i dëgjoni me qindra herë këshillat e tyre për të studiuar dhe punuar sa më fortë në mënyrë që të krijoni emrin tuaj.

Gaforrja: Ndonëse mund të jeni takuar para 1 orë, një motër Gaforre nuk mund t’i përmbajë lotët sapo dëgjon emrin tuaj, ose krejt e kundërta të fillojë të vjellë vrer e t’ju raportojë mënjeherë tek prindërit. Për personat e shenjës së Gaforres nuk ka gjë më të shtrenjtë sesa familja. Ata ruajnë lidhje shumë të forta me vëllezërit dhe motrat, janë shumë të ndjeshëm dhe duan të përkëdhelen prej tyre. Ndonjëherë janë edhe më kapricozë sesa duhet.

Luani: Luani shquhet për karakterin e tij dominues dhe ky tipar e shoqëron edhe në marrëdhëniet me vëllezërit dhe motrat. Është një lider i lindur dhe këtë gjë ua bën të ditur pjesëtarëve të tjerë të familjes që në fëmijëri. Lodrat e Luanit i përkasin vetëm atij dhe nuk ka ndërmend t’i ndajë me askënd. Zakonisht i shohin vëllezërit dhe motrat si rivalë dhe konfliktohen shpesh për këtë gjë, por duke u rritur bëhen më besnikë, mbrojtës ndaj tyre dhe miq të mirë.

Virgjëresha: Virgjëresha nuk mund t’i shpëtojë të qenit diskret/diskrete as në marrëdhëniet familjare, aq sa shpeshherë të konsiderohet nga pjesëtarët e tjerë edhe si menefregiste karshi atyre. Në të vërtetë ka shumë dashuri për të dhënë, por jo gjithmonë gjen rrugën e duhur për ta shprehur atë.

Peshorja: Të lindurit nën shenjën e Peshores shquhen për karakterin e tyre të butë dhe aftësinë për të vendosur ekuilibrat në çdo marrëdhënie që ndërtojnë, sidomos në ato familjare. Një vëlla ose motër Peshore bën të pamundurën që të gjithë pjesëtarët të merren vesh me njëri-tjetrin,u qëndron larg konflikteve dhe fal shumë dashuri.

Akrepi: Kur bëhet fjalë për Akrepin nuk ka zgjidhje të ndërmjetme, ai ose krijon një raport afektiv me motrat e vëllezërit, ose thjesht nuk i ‘’honeps’’ dot. Në përgjithësi janë shumë të dashur, bashkëpunues dhe respektojnë zgjedhjet e kujtdo në familje, mirëpo nëse e zhgënjeni jini të sigurtë që do t’ju injorojë për gjithë jetën.

Shigjetari: Në qoftë se në familje keni një vëlla ose motër që i përket kësaj shenje, me siguri edhe tani mund të pyesni veten se ku kanë përfunduar lodrat tuaja të preferuara. Shenja më aventuriere e horoskopit është gjithashtu një nga më trazovaçet. Duke u rritur Shigjetari e ruan shpirtin fëmijëror dhe pavarësisht se i do shumë vëllezërit dhe motrat ndonjëherë i vë në lojë ose situata të paparashikuara.

Bricjapi: Ndryshe nga shumë shenja të tjera, Bricjapi është i privilegjuar që në moshë të vogël dhe kjo gjë mund t’i bëjë të ndihen keq motrat dhe vëllezërit e tij. Por, pavarësisht se gëzon statusin si i preferuari i familjes, është shumë i lidhur me ta dhe nuk bën kurrë dallime. Është shenjë shumë bujare dhe alruiste.

Ujori: Jo vetëm shenja më e pavarur e horoskopit, por gjithashtu edhe më antikonformistja, madje nuk është aspak habi që fëmijët e lindur nën shenjën e Ujorit të mos duan motra e vëllezër. Megjithatë nëse i kanë, i duan shumë dhe u qëndrojnë gjithmonë pranë, kuptohet pa lejuat që të ndërhyjnë në privatësinë dhe hapësirat e tyre. Përpiqen të ruajnë marrëdhënie të mira me të gjithë, por nëse njëri prej familjarëve hyn në konflikt me ta, e përjetojnë shumë keq.

Peshqit: Vëllezërit dhe motrat Peshqit janë më të mirët e gjithë horoskopit, kështu që gëzohuni pranisë së tyre në çdo moment. Dini të dhurojnë dashuri në mënyrë të pakushtëzuar dhe ju gjenden pranë në çdo moment, i mirë apo i vështirë qoftë. Ruajnë shumë mirë sekretet, kështu që me ta nuk rrezikoni që t’ju zbulojnë prindërit apo të tjerët. anëhenjën më romantike të horoskopit, nuk kishte siUjori: Antikonformist Falë karakterit antikonformist, ujorët nuk bëjnë asgjë si të tjerët.


Like it? Share with your friends!