Mbetjet ushqimore në rrugë, pranga administratorit të firmës


Policia e Durrësit, njoftoi se po vijon operacionet kundër krimit mjedisot.  Një sasi mbetjesh ushqimire e hedhur në kontenierët e plehrave, në lagjen nr.14, ka bërë që të vihet në pranga administratori i një firme private, ndërkohë që policia tha se aksionet do të vijojnë.

Njoftimi i plotë i policisë Durrës

Vijojnë operacionet kundër krimeve mjedisore.

Arrestohet në flagrancë një 52-vjeçar, për veprën penale “Ndotja e ajrit”.

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, specialistët e Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin:

R.D., 52 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas, i punësuar si administrator në një firmë private, është konstatuar duke hedhur një sasi të konsiderueshme me mbetje ushqimore, në lagjen nr. 14, Durrës, duke shkaktuar ndotje të ajrit.

 

Materialet në ngarkim të shtetasit R. D. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Like it? Share with your friends!