Grindja mes adoleshentëve, tre të plagosur në spital, policia në kërkim të autorëve


Një grindje midis adoleshentëve në Durrës, ka  degjeneruar deri në përdorimin e mjeteve prerëse, ku si rezultat tre persona kanë ngelur të plagosur dhe ndodhen në siptal nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që policia nisi hetimet për të indentifikuar autorët dhe mësuar shkaqet e plota të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë

Durrës

Më datë 10.06.2020, rreth orës 22:30, në lagjen nr.1, Durrës, pas një konflikti të çastit  janë dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit A.B., 16 vjeç, F.D., 17 vjeç, dhe S.I., 16 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

 


Like it? Share with your friends!