Antikanabis: arrestohen 2 persona,1 në kërkim, nën hetim dhe kryeplaku i fshatit


Policia e Durrësit, njoftoi se ka vënë në pranga dy persona, pasi rezultuan se kishin kultivuar kanabis në parcelat e tyre, ndërsa një tjetër u vu në kërkim, ndërkohë që nën hetim në gjendje të lirë po proçedohet dhe kryeplaku i fshatit.

 

Njoftimi i plotë i policisë Durrës

 

Kontrolle antikanabis, arrestohen 2 shtetas, 1 në kërkim

 

Procedohet kryeplaku i fshatit, në gjendje të lirë

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kontrolluan nga toka me këmbë për disa orë në fshatin Bizë.

 

Në një ambient të hapur, të pyllëzuar, konstatuan një rast të kultivimit të kanabisit dhe vunë në pranga shtetasit R.S., 55 vjeç dhe S.D., 58 vjeç, banues në Lalëz dhe Draç.

 

Policia shpalli në kërkim shtetasin G.B., banues në Bizë, Durrës.

 

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi B.P., 46 vjeç, me detyrë Kryeplak i fshatit Bizë.

 

Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë, duke kontrolluar dhe zonat më të largëta, duke përdorur edhe flotën e dronëve.

 


Like it? Share with your friends!