Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2020: Ujori dhe Peshqit


Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2020: Ujori dhe Peshqit

Po përballeni me një numër të lartë ndryshimesh në jetë. Saturni është rikthyer te Ujori, por vetëm për muajin prill, maj dhe qershor pasi do të largohet më 1 korrik. Përgjegjësitë po shtohen, por megjithatë po e përballoni mirë gjithë çfarë po ju kërkon universi. Është koha që të vendosni një qëllim në jetë.

Ky muaj përmban dy eklipse. I pari do të jetë më 5 qeshor në Shigjetar duke nxjerrë në pah anëtarësimin tuaj në një grup, klub ose shoqatë. Hëna e re do të ndikojë që një projekt të përfundojë. Në të kundërt, mund të zbuloni që dikush ka bërë diçka, e cila s’do t’ju pëlqejë. Nëse ky personi është një mik, atëherë ka gjasa që marrëdhënia të përfundojë.

Sidoqoftë, është mëse e ditur që paratë do të jenë në qendër të vëmendjes. Neptuni dhe Marsi do të shtojnë dyshimet, ndaj mos i merrni gjërat si të mirëqena, sepse qartazi ju duhet më shumë punë. Tani për tani, mos bëni supozime ose ngrini akuza, thjesht dëgjoni çfarë ju thonë. Kërkoni informacion dhe merrni kohë për të reflektuar dhe mësuar. Ka kohë për të debatuar.

Shpenzimet do të rriten, por nëse ju ndihmon sadopak, do të përmirësohen aty nga fundi i qershorit. Deri atëherë, nuk pritet që situata me paratë të jetë e tensionuar gjithsesi, pasi do ta keni nën kontroll.

Eklipsi i dytë do të jetë më 21 qershor, në Gaaforre dhe do të ndriçojë shtëpinë e projekteve të punës. Ky eklips do të hapë një rrugë të re dhe mundësi të tjera për të punuar me diçka të re, ndryshe nga projektet e zakonshme. Mund të ketë lidhje me një hotel, industri ushqimi, restorant, reklama ose infermieri. Përpiqeni prej kohësh që të sillni më shumë të ardhura dhe ky eklips duket i përkryer për të rregulluar këto probleme. Mund të punësoheni përkohësisht ose me kohë të plotë. Punësimi nuk është domosdoshmërisht një hap i madh, por do t’u hapë rrugën mundësive të tjera. Do të duket sikur do të hapni një dritare të re.

Ky eklips do t’ju bëjë të mendoni për shëndetin. Bëni kontrolle shëndetësore nëse nuk ndiheni mirë dhe ushqehuni shëndetshëm. Keni nevojë për energji.

Mërkuri do të shkojë në prapavijë nga 17 qershori deri më 12 korrik, kështu që asgjë me rëndësi nuk do të ndodhë gjatë kësaj kohe. Mërkuri rregullon shtëpinë e tetë të parave të njerëzve të tjerë. Para shtesë mund të vijnë jashtë pagës, por nuk përjashtohen as borxhet që i keni njerëzve të tjerë.

Afërdita do të jetë në prapavijë dhe është në vendin më të mirë për ju – te Binjakët. Ajo do të vizitojë shtëpinë e dashurisë së vërtetë. Afërdita qëndron në prapavijë që prej 12 majit, por do të shkojë në pozicion normal më 24 qershor. Gjatë kohës që është në prapavijë, nuk këshillohet veprim i zgjuar nisja e një marrëdhënieje të re. Nëse jeni takuar para 12 majit, atëherë jeni në rregull.

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2020: Ujori dhe Peshqit

Marsi do të jetë te Peshqit për herë të parë në dy vite dhe ky është një lajm i mirë për ju. Marsi ju sjell energji dhe optimizëm dhe ju mbush me dëshirë për të nisur projekte të tjera.

Kjo do të jetë një nga periudhat më të fuqishme të vitit – gjithçka që do të vendosni tani do të funksionojë në favorin tuaj më vonë. Duhet të tregoni kujdes për të vepruar përpara se Mërkuri të shkojë në prapavijë, nga 17 qershori deri më 12 korrik.

Karriera do të marrë vëmendjen tuaj të plotë në 5 qershor dhe shkak për këtë do të jetë eklipsi i Hënës së plotë. Një lajm i mirë do të dalë në sipërfaqe. Diçka e rëndësishme po vjen. Një projekt i ri do t’ju bëjë të punoni fort.

Emocionet do të shtohen dhe nuk është e qartë nëse jeni të lumtur apo të mërzitur në këtë fazë.

Do të ndiheni të tërhequr mes gjithë zhvillimeve të papritura që po ndodhin në shtëpi, teksa ju merreni me karrierën.

Në këtë muaj do të ndodhin dy eklipse. Më 21 qershor, eklipsi në Gaforre do t’ju bëjë jashtëzakonisht energjikë dhe do të ndriçojë shtëpinë e pestë të dashurisë së vërtetë, fëmijëve dhe krijimtarisë. Krijimtaria do të jetë një temë kryesore e këtij muaji dhe në këtë fazë, do të fillojë një periudhë e re për ju.

Eklipsi i 21 qershorit mund të sjellë një zhvillim pozitiv në jetën personale. Nëse jeni në një lidhje të qëndrueshme, mund të zbuloni se jeni shtatzënë, ose nëse keni fëmijë, mund të merrni një lajm të mirë për të.

Nëse nuk jeni në një lidhje, gjatë pandemisë mund të keni filluar një shoqëri të këndshme me dikë. Miqësi? Ndoshta po, ndoshta jo. Merreni me ngadalë.


Like it? Share with your friends!