Vranësira dhe temperatura të larta,parashikimi i motit për sot


Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët por herë pas here do të zëvendësohet nga reshje të izoluara.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 12ºC në 25ºC, në zonat e ulëta nga 18ºC në 31ºC dhe në zonat bregdetare nga 20°C në 32ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

 


Like it? Share with your friends!