Nga drejtimi i mjetit pa patentë, tek lidhja e paligjshme e energjisë, Policia e Durrësit deklaron 5 arrestime


Policia Vendore Durrës bënë me dije se vijon punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Në prangat të policisë kanë rënë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale, bënë me dije Policia Vendore e Durrësit, në një njoftim për shtyp.

Njoftimi i plotë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

 

E. G., 35 vjeç, banues në Borakë, Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Ford”, pa leje drejtimi dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar.

E. S., 33 vjeç, banues në Krujë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Opel”, pa leje drejtimi.

A. D., 37 vjeç, banues në fshatin Likmetaj, Durrës, pasi ka aksidentuar shtetasin e mitur E. Gj., 9 vjeç (biçiklist), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

M.B., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi në fshatin Larushkë, Fushë Krujë, duke drejtuar një mjet, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes.

 

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi:

 

B., 60 vjeç, banues në Durrës, sepse nga kontrolli i ushtruar nga OSHEE në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

 


Like it? Share with your friends!