Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot


Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët por herë pas here do të zëvendësohet nga reshje të izoluara, kryesisht në zonat malore. Edhe nesër pritet moti i kthjellët me temperatura të larta.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 15ºC në 28ºC, në zonat e ulëta nga 21ºC në 34ºC dhe në zonat bregdetare nga 23°C në 35ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

 

 


Like it? Share with your friends!