Java e parë e korrikut, ja ç’parashikon Paolo Fox për të gjitha shenjat e Horoskopit


Paolo Fox

Dashi: Duke filluar që nga dita e hënë, Marsi do të hyjë në shenjën tuaj dhe do të qëndrojë atje përgjatë gjithë vitit 2020. Prania e këtij planeti do t’ju japë forcë dhe energji, aq sa do të jeni të pandalshëm. Këtë javë do të jeni të favorizuar edhe në aspektin e ndjenjave, falë Venusit të bukur që do t’ju sjellë fat, sidomos gjatë ditës së enjte dhe të premte.

 

Demi: Ditën e mërkurë, planeti Saturn do të kthehet nga shenja e Bricjapit dhe ju do të ndiheni në paqe. Periudha në vijim do të jetë e mbarë, sidomos për sa i përket aspektit profesional. Jupiteri dhe Mërkuri në anën tuaj do t’ju ndihmojnë të mbyllni një marrëveshje. Aty nga mesi i javës do të jeni disi të stresuar, pasi Hëna do të jetë në pozicion të pafavorshëm.

 

Binjakët: Më në fund planeti Mars nuk do të jetë më një pengesë për shenjën tuaj. Do të ndiheni sërish energjikë dhe më pak të stresuar. Do të gjeni forcën për të bërë gjithçka, edhe për t’u përballur me sfida të reja. Bëni kujdes ditën e enjte dhe të premte, pasi Hëna nuk ju favorizon. Gjithçka duket se do të shkojë mirë në sferën e ndjenjave, sidomos në fundjavë.

 

Gaforrja: Ditën e mërkurë planeti Saturn do të kthehet në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj. Do të keni zvarritje të punëve dhe do t’ju duhet të lodheni më shumë se zakonisht për të arritur objektivat tuaja. Por kjo s’do të thotë se nuk do t’ia dilni mbanë. Do të keni gjithsesi mbështetjen e Mërkurit, i cili ju favorizon. Do të keni bashkëpunime të frytshme me njerëz që do të rezultojnë të dobishëm në punën tuaj.

 

 

Luani: Tani mund të merrni frymë të lehtësuar. Duke filluar që nga dita e mërkurë, planeti Saturn nuk do të jetë më armik i shenjës suaj. Kjo do të thotë se pak nga pak do të rifitoni kohën e humbur dhe të konsolidoni atë që e keni arritur me shumë mund deri më sot. Edhe Marsi do t’ju buzëqeshë gjatë kësaj jave, duke ju bërë më entuziastë se kurrë, të gatshëm për fitore të reja.

 

Virgjëresha: Duke filluar që nga dita e hënë, planeti Mars nuk do të jetë më kundërshtar i shenjës suaj. Përnjëherësh do të ndiheni më pak të lodhur e të stresuar, duke gjetur sërish forcën që së fundmi ju kishte munguar. Lajme të mira do të keni dhe në aspektin profesional, falë Saturnit aleat dhe Jupiterit e Mërkurit që gjithashtu ju favorizojnë. Situata sentimentale nuk parashikohet e mbarë.

 

 

Peshorja: Për fat të keq, këtë javë planeti Mars do të kalojë në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj dhe kjo do të vazhdojë përgjatë gjithë vitit 2020. Ju presin disa muaj të lodhshëm fizikisht dhe mendërisht. Por kjo nuk do të thotë se nuk do të arrini t’i fitoni betejat tuaja, vetëm se do t’ju duhet të mundoheni pak më shumë, duke qenë se dhe Saturnin do ta keni kundër. Kurse në dashuri do t’ju prijë fati. Ky është momenti për të kaluar më shumë kohë në shtrat.

 

Akrepi: Duket se këtë javë qielli do t’ju buzëqeshë. Ditën e mërkurë planeti Saturn do të kthehet në shenjën tuaj, duke jua bërë më të lehtë arritjen e objektivave, sidomos kur bëhet fjalë për punën. Edhe Jupiteri, edhe Mërkuri do të jenë gjithashtu në anën tuaj. E marta dhe e mërkura do të jenë ditë me shumë fat, pasi dhe Hënën do ta keni aleate. Pritet që gjatë këtyre ditëve të merrni një lajm të mirë. Edhe fundjava do të jetë e mbarë.

 

Shigjetari: Erdhi dita që të merrni frymë të lehtësuar. Venusi, për fat të keq, do të vazhdojë të jetë dhe për disa kohë në disonancë me këtë shenjë. Por të paktën planeti Mars do të veprojë në favorin tuaj, duke ju dhuruar forcë dhe energji. Pritet që të merrni lajme të mira, sidomos në aspektin profesional. Ditët me fat të javës do të jenë e enjtja dhe e premtja, sepse Hënën do ta keni aleate.

 

 

Bricjapi: Këtë javë do të merrni një lajm të mirë dhe një lajm të keq. Lajmi i mirë është se duke filluar nga dita e mërkurë, planeti Saturn do të kthehet nga shenja juaj, duke ju shtruar rrugën kësisoj që gjysma e dytë e vitit të jetë e mbarë. Do të merrni më në fund frytet e punës suaj. Lajmi i keq është se planeti Mars do të vendoset në pozicion të pafavorshëm, duke ju shkaktuar stres dhe lodhje.

 

Ujori: Këtë javë  planeti Saturn do ta braktisë shenjën tuaj për t’u kthyer në atë të Bricjapit. Mos u shqetësoni, sepse në vitin 2021 do të kthehet sërish te ju, duke ju dhënë më shumë forcë se më parë. Ndërkohë shijoni faktin që qielli ju favorizon, gëzojuni projekteve të reja dhe fatit në dashuri. Venusin do ta keni aleat dhe së bashku me partnerin do të jeni më të fortë se kurrë. Bëni kujdes vetëm ditën e enjte dhe të premte.

 

Peshqit: Planeti Mars do ta braktisë shenjën tuaj për t’u zhvendosur në atë të Dashit. Por mos u shqetësoni, sepse do të vazhdoni ta ndjeni forcën dhe energjinë e tij. Mërkuri, Jupiteri dhe Saturni në pozicion të favorshëm do t’ju ndihmojnë në aspektin profesional. Së shpejti do të merrni rezultate të mira në punë. Ditët me fat të javës do të jenë e marta dhe e mërkura, kurse ato më me pak fat e enjtja dhe e premtja.

 


Like it? Share with your friends!