Modeli shqiptar tregon për herë të parë si u njoh me vajzën miliardere nga Kina


Rolando Lekaj është modeli shqiptar që jeton prej 8 vitesh në Kinë.  Ai është i martuar me Tereza Lekaj, sipërmarrësen e famshme në të gjithë botën.

Bashkëshortja e modelit shqiptar shpesh është komentuar për pasurinë e saj në fushën e bukurisë pasi ka kompaninë më të madhe në Kinë. Çifti ka një djalë, Roywen Lekaj, i cili në muajin Tetor mbush 3 vjeç. I ftuar tek “Rudina”, Rolando ka treguar historinë e dashurisë së tyre.

 

“Ata që më njohin e dinë historinë, ata që nuk më njohin po ua them tani shumë shkurt. Para 6-7 vitesh, jam njohur me të në punë. Unë punoja për kompaninë e saj. E shikoi se ça bëja unë në punë edhe…ne shqiptarët kur duam të arrijmë diçka, e kemi zgjuarsinë dhe nuk jemi përtacë siç janë në vende të tjera të botës. Vijmë nga një vend i varfër, duhet ta themi këtë edhe pse është një vend shumë i bukur dhe me njerëz shumë të bukur, nuk mund të krahasohet me vendet e tjera të botës për sa i përket pasurive. Në atë kohë nuk e dija gjuhën kineze, flisja krejt pak dhe më dha 2-3 herë mundësinë të jem pjesë e takimeve të mëdha me menaxherët e kompanisë. Isha bashkë me përkthyesen time që më përkthente nga anglishtja në gjuhën kineze. Ishin rreth 30 menaxherë dhe më ftoi për darkë, unë nuk e dija që ishin menaxherët më të mëdhenj të kompanisë.

Image

Tha se janë miq të mirë dhe kemi një darkë për qejf kështu që rri i qetë. Pas një orë që po darkonim, duke bërë pyetje rreth punës, rreth kompanisë, sepse në atë kohë kishim një ide për me ble një spital në Gjermani, të cilin e kemi dhe operojmë edhe në Gjermani. Shumë nga përgjigjet e mia i pëlqyen qoftë bashkëshortes, qoftë menaxherëve. Ajo kishte simpati për mua, edhe unë simpati për të. Ndenjëm për rreth 1 vit e sa në raportin pronar – punonjës, d.m.th se ishte pronarja ime, e respektoja, pastaj në momentin e parë që unë kisha realisht një pëlqim të madh për të dhe kisha dëshirë të krijoja një familje me të, sepse nuk më intereson pasuria e saj duke qenë se edhe ara njohjes me nusen time kisha një jetë goxha të mirë në Pekin, kisha një punë goxha të mirë dhe goxha të ardhura.

 

Por si i thonë asaj fjalës, ‘edhe nëse bashkëshortja është me një status goxha të lartë, faleminderit Zotit, pse jo, është ma se e mirëpritur.’ E kam ftuar në Shqipëri, sepse kisha dëshirë të dija si do reagonin prindërit. Herën e parë që ka ardhur në Shqipëri i ka lënë pa fjalë, familjen time, axhat, hallat e të gjithë. Aty pastaj filloi çdo gjë dhe më pas në vitin 2013-2014 dhe nga aty kemi shkuar në Nice, në Kanë, ku organizohej festivali i filmit dhe pastaj aty filloi çdo gjë në plazhin e bukur të Nicës. Faleminderit Zotit sot kemi një familje të mrekullueshme, edhe na ka bekuar zoti me një djalë të mrekullueshëm”, tregoi Rolando Lekaj.


Like it? Share with your friends!