Shenjat e Zodiakut që nuk i kanë të mira marrdhëniet me palestrën!


E kemi shumë të vështirë të ngrihemi nga divani dhe të vrapojmë në palestër, sepse preferojmë më mirë të kerkojmë në dollapet e kuzhinës dhe të konsumojmë çfarë gjejmë aty.

Por cilat janë ato shenja që janë të prirura të shkojnë në palestër, ato me më shumë vullnet si dhe shenjat përtace le të themi.

Dashi

Ju jeni e vetmja shenjë që ju nuk keni nevojë për të shkuar në një palestër, pasi gjatë gjithë ditës ju jeni në vrap. Ju keni energji të pabesueshme dhe jeni nga tipat që nuk mund të uleni në një vend për një kohë të gjatë, mendoni se do t’ju ndodhë diçka. Të gjitha këto lart e poshtë ju trajnojnë pa e kuptuar.

Demi

Sa herë, i dashur Demi, keni thënë se duke filluar nga e hëna do të filloni një palestër dhe një dietë të shëndetshme? Mos kini frikë nga palestra, të gjitha këto makineri që shikoni nuk janë instrumente mesjetare të torturës! Do t’ju ngrijnë muskujt pak në fillim, por atëherë ju do të shihni se sa mirë do t’ju bëjë. Ju i përkisni shenjave që duan palestër urgjentisht, sepse ju pëlqen të hani mirë! Tani lëreni pjatën poshtë dhe drejtohuni në palestër.

Binjakët

Ju keni një trup të mirë nga natyra, por kjo nuk do të thotë që nuk keni nevojë të shkoni në palestër! Je pro palestrës, dhe ke tendencë që të kesh këmbët e stërvitura nga ecja, pjesa tjetër e trupit tuaj nganjëherë mbetet prapa. A ju thotë gjë fjala “pesha”? Dhe ne nuk po flasim për peshat e martesës martesë, por ato të palestrës që do të stimulojnë barkun, krahët dhe shpinën!

Gaforrja

Nëse do të kishte zë divani do të bërtiste të ngriheshe prej tij sepse ke filluar të hedhësh rrënjë! Ju i përkisni njerëzve që kanë nevojë për një shëtitje të shkurtër nga palestra. Gaforre të dashura, ju adhuroni dembelizmin. Bëjini një dhuratë vetes tuaj dhe merruni pak me të! Thjesht mendoni se çfarë duhet të bëni kur të dilni në plazh gjatë verës!

Luani

Kur diçka e mbulojmë që mos ta shohim, kjo nuk do të thotë që e kemi zhdukur, Luan i dashur! Pra, duke mbuluar barkun me rroba të shtrenjta, nuk e zgjidh problemin. Një ushqim i vogël në zyrë, një snak dhe pije në mbrëmje me miqtë dhe ja ku vjen dhe shtimi në peshë! Dhe nëse do të ishit një tip që nuk do të interesohej për pamjen, askush nuk do t’ju thoshte gjë! Por tani? Me vrap në palestër se një trup I veshur mirë duhet të jetë dhe I bukur.

Virgjëresha

Jeni një kampione e të ushqyerit shëndetshëm dhe të frekuentimit të palstrës. Vetëm një: mos u mërzit! A e dini kur psikologjia juaj bie dhe trupi juaj vendos ta ndjekë këtë… Mos u pushoni, se po e latë, do ju lerë dhe ajo!

Peshorja

Ju zjen gjaku dhe sapo bie telefoni ikni me vrap atje ku ju thërrasin. Ju pëlqen palestra vetëm kur nuk përtoni. Keni tendencë të drejtoheni tek zgjidhjet e minutës së fundit si një krem ​​për të të shtrënguar, por mos prisni t’ju bëjë mrekulli. Ju kemi gjetur zgjidhjen, binde mikun tuaj më të mirë dhe shkoni bashkë, do shoqëri në çdo gjë që bën ju njoh.

Akrepi

Ajo që ju shkund juve, i dashur Akrepi, është dashuria, por nuk mund të shkoni në palestër vetëm kur ju doni ti bëni përshtypje të dashurës tuaj! Trupi juaj ka nevojë për trajnim të vazhdueshëm, prandaj mos e lësho veten kur ndaheni apo nuk keni ndonjë gjë interesante rrotull. A mendove ndonjëherë se mund të ndodhi dhe e kundërta? Po u stërvitët, me siguri diçka interesante mund të duket në sfond.

Shigjetari

Shtëpia juaj e dytë është palestra dhe qendrat sportive, ju jeni një prej shenjave më të stërvitura. Kjo nuk ndodh në dy raste, një është kur ju deheni me miqtë tuaj çdo natë dhe e dyta kur situata në mjedisin tuaj ka ngecur dhe ju nuk jeni të frymëzuar për ti bërë përshtypje askujt. Dhe diçka e fundit: kur fillojmë një aktivitet nuk e lëmë atë në mes! Mos bëni sikur nuk po kuptoni, mos harroni ekipin e alpinizmit që ju jeni bashkuar dhe keni shkuar vetëm një herë!

Bricjapi

Kur themi gjimnastikë, Bricjapi im, nuk do të thotë të shkojmë nga një zyrë në tjetrën me karrigen e zyrës, sikur të jeni në konflikt. Dhe as mos të çoheni, për të ngrënë një sanduiç…. Gjimnastika është që të të çmihen nyjet dhe të kullojë djersa. Prandaj urgjent që të gjeni kohë dhe të shtosh në axhendën ditore edhe një shëtitje nga palestra!

Ujori

Mirëserdhe gjinkalla e zodiakut! Gjatë gjithë dimrit rrini ulur dhe bëni qejf dhe në maj ju kap paniku. Si mund të bëni muskuj barku brenda një muaji? Fëmijët e mençur, para se të veshin në rrobat e banjës, stërviten. Ju keni tendencën, Ujorë, për ti bërë gjërat kur u vjen sezoni , por kjo nuk është një zgjidhje. Para marsh, me shpejt drejt palestrës! Dhe mos harroni të bëni një abonim vjetor.

Peshqit

Ju pëlqen ushqimi i mirë dhe ju jeni një kuzhinier i shkëlqyer, kështu që është e natyrshme që të keni disa kile shtesë! Por mos u mërzit, përderisa keni marrëdhënie të mira me palestrën dhe ju mund të mban situatën nën kontroll, në qoftë se ju dëshironi. Gjëja e keqe është se duhet të shkojnë të gjitha mirë në jetën tuaj që të kujdeseni dhe për trupin tuaj, sepse në qoftë se ju nuk jeni në humor, ushtrimi I vetëm që mund të bëni është ushqimi në tenxhere.


Like it? Share with your friends!