Parashikimi i motit, 10 korrik 2020


 

Sipas MeteoAlb, masat ajrore të ngrohta mbeten prezente në vendin tonë, duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese. Ndërsa në zonat malore parashikohet të ketë kalime vranësirash të pakta, ku në orët e pasdites do të jenë më të dukshme. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës me 18°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës me 39°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.


Like it? Share with your friends!