Tre të rinj shqiptarë bëjnë për spital studentin aziatik, zbulohet se pse nisi sherri midis tyre


Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar në Francë pasi sulmuan një të ri nga Koreja e Jugut. Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, në Montpellier. Siç shkruajnë mediat, studenti korean ishte duke udhëtuar me një mik, kur u bë subjekt i fyerjeve për shkak të racës. Madje njëri prej të rinjve shqiptarë dyshohet se e ka ngacmuar tek sytë. Kjo ka sjellë reagimin e studentit korean dhe për pasojë ka nisur një sherr. Sipas mediave, sulmuesit e kanë rrethuar të riun aziatik dhe e kanë goditur me grushta e shkelma. Raportohet se i riu është goditur dy herë me thikë. Sipas autoriteteve, studenti është në gjendje të mirë shëndetësore. Do të duhet të paktën pesë ditë që ai të marrë veten. Ndërkohë 3 shqiptarë janë në qelitë e paraburgimit. Policia franceze thotë se po heton ngjarjen.


Like it? Share with your friends!