Kombinimet e ketyre shenjave bëjnë historitë më të bukura të dashurisë!


 

 

Demi dhe Gaforrja

 

Demi dhe Gaforrja kanë një mirëkuptim të pabesueshëm, në çdo gjë të tyren. Punojnë dhe jetojnë shumë mirë bashkë, dhe kanë prirjen për të ruajtur lidhjen emocionale dhe fizike. Ky mirëkuptim është arsyeja përse krijojnë një marrëdhënie shumë shpirtërore, dhe sa më shumë të kalojë koha, aq më e fortë bëhet ajo!

 

Dashi dhe Ujori

 

Kur një Dash dhe një Ujor bëhen bashkë, shpërthen aventura! Edhe veçmas, ata njihen si 2 shenja shumë aventuriere, por bashkë krijojnë një marrëdhënie plot intensitet dhe emocione të papara! Ata janë gjithmonë të gatshëm për të bërë diçka, për të shkuar diku, për të ndërmarrë një iniciativë, dhe përpiqen që edhe tjetri t’ia kalojë sa më mirë në këtë aventurë të re. Çdo kënaqësi duan ta ndajnë me dikë tjetër.

 

Binjakët dhe Ujori

 

Ky është një çift krejt ndryshe prej të tjerëve. E kuptojnë njëri-tjetrin më tej sesa thjesht në nivelin emocional apo mendor. Në një marrëdhënie dashurie bashkë, një Binjak dhe një Ujor ndihen sikur muajt janë vite, e ndonëse koha që kalojnë bashkë është e papërsëritshme dhe e paharrueshme, ata dinë t’i lënë njëri-tjetrit hapësirën që i duhet.

 

 

 

Gaforrja dhe Peshqit

 

Këto dy shenja uji kanë të dyja instiktin e një lidhjeje shpirtërore me kozmosin. Ndaj edhe mënyrën e të përballuarit të situatave e kanë shumë të ngjashme. Të dyja këto shenja hyjnë menjëherë në thellësi të partnerit, ndaj edhe lidhja e tyre sa vjen e bëhet më e fortë. Bashkë, bëhen një çift shumë i këndshëm edhe për të tjerët, që duan të jenë pranë një çifti Gaforre-Peshqit. Peshqit janë ata që dinë të forcojnë lidhjen, ndërsa Gaforrja ajo që ushqen marrëdhënien dhe përkushtimin.

 

Luani dhe Shigjetari

 

Luani dhe Shigjetari bashkë kanë një marrëdhënie shumë pasionante, duke e shijuar njëri-tjetrin dhe dashurinë deri në maksimum. Janë të guximshëm kundrejt njëri-tjetrit dhe nxitës deri në fund. Ata madje janë shumë të aftë të motivojnë njëri-tjetrin mendërisht, duke ofruar mbështetje për të arritur qëllimet dhe ëndrrat. Janë të dyja shenja zjarri, të pavarura, plot vetëbesim, dhe për këtë mund të jenë ndihmës të shkëlqyer edhe për të tjerët. Mendjet dhe energjia e tyre zhvillohen paralelisht.

 

Virgjëresha dhe Demi

 

 

Këto dy shenja mund të kenë fare thjesht dashuri me shikim të parë. Janë të dyja shenja toke dhe shkrihen më së miri me njëri-tjetrin. E shijojnë çdo ditë të jetës, ndaj marrëdhënia e tyre shenjohet nga paqja. Janë të ndershëm, të sinqertë, të afërt e të kujdesur me njerëzit, aq më tepër kur lidhja që kanë me dikë është serioze. Janë shumë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, sepse ndihen shumë të ngjashën në të gjitha aspektet.

 

Peshorja dhe Binjakët

 

Kjo është një lidhje mes 2 shenjave të ajrit, ndaj karakterizohet nga një marrëdhënie intelektuale. Ata nuk përdorin vetëm trupin për të komunikuar, por sinkronizojnë edhe mendjet duke i çuar kështu emocionet dhe dashurinë në një nivel krejt tjetër. Janë shenja që shquhen për inteligjencë të lartë , duke e bërë mendjen e tyre pabesueshmërisht seksi! Këto shenja kuptohen shumë mirë, vlerësohen ndërsjelltas dhe shkëmbejnë njohuri, por edhe një miqësi shumë të mirë.

 

Akrepi dhe Gaforrja

 

Një marrëdhënie intensive mund të jetë fatale, por jo kur bashkohen Akrepi dhe Gaforrja. Janë 2 shenja uji dhe si të tilla, janë plot me ndjeshmëri, emocion, ndaj kanë një përputhshmëri të pabesueshme. Pasioni buron nga shpirti i tyre duke ushqyer njëri-tjetrin, siç vetëm shenjat e ujit dinë. Përkushtimi, dhe parimet e përbashkëta krijojnë mes tyre një sistem të fuqishëm mbështetjeje të ndërsjelltë.

 

 

 

Shigjetari dhe Dashi

 

 

 

Janë lindur prej zjarrit, ndaj pasioni mes Dashit dhe Shigjetarit është vullkanik. Energjia e ndërsjelltë bën që të krijohet mes tyre një lidhje e pandashme. Janë të shfrenuar, dhe plot entuziazëm, nga ata njerëz që çdokush kërkon t’i ketë pranë. Së bashku, mund të përballojnë çdo sfidë.

 

 

 

Bricjapi dhe Demi

 

 

 

Ky është çifti me kiminë më të shkëlqyer, sipas astrologëve. Dashuria mes tyre është si nëpër filma: e përjetshme dhe e përkryer. Të dyja këto shenja e duan dashurinë ‘derisa vdekja të na ndajë’. Lidhja shpirtërore mes tyre është e hatashme; shkëmbejnë respekt, vlerësim, dashuri: përkufizimi i ‘shpirtërave binjakë’. Adhurimi që kanë për njëri-tjetrin ngjan tepër i bukur për të qenë i vërtetë, por aq i bukur sa të gjithë do të donin ta përjetonin.

 

 

 

Ujori dhe Binjakët

 

 

 

Ky çift ka një lidhje të paparë psikologjike, e cila bëhet përherë e më e thellë. Duket sikur e dinë gjithmonë se çfarë do të thojë tjetri, çka është gjëja më e bukur e marrëdhënies së tyre. Është një marrëdhënie aq mistike, sa rrallëkush mund ta kuptojë. E dinë se çfarë bën e çfarë nuk bën për tjetrin, dhe kujdesen që marrëdhënia e tyre të mos kriset.

 

 

 

Peshqit dhe Akrepi

 

 

 

Një çift intuitiv! Kanë një mënyrë të menduari që bën të duket sikur secili ka jetën e vet, edhe pse mund të jetojnë bashkë. E megjithatë, e kuptojnë shumë mirë njëri-tjetrin shpirtërisht e mendërisht. E dinë se çfarë e nxit tjetrin të ndihet i dashuruar. Njohin çdo pjesë, edhe më të imtën të partnerit, si edhe karakterizohen nga një respekt dhe njëherësh, një pasion që e bën romancën të mrekullueshme.


Like it? Share with your friends!