Me dron mbi Bitonto, Abbaticchio: Si mos ta duash këtë vend


“Më në fund, një video, me dron që tregon ndriçimin e fundit “LED” dhe rinovimin e të gjitha llambave të rrugës në pjesën historike dhe antike të qytetit, një vend që ka lindur me bukurinë e tij. Dhe pastaj ju pyesni veten: si të mos  e doni atë? “. Kështu  ka shkruar në mediat sociale kryetari i Bashkisë së Bitontos, në Itali  Michele Abbaticchio.

 

Mbrëmjen e djeshme qytetari i parë i Bitonto publikoi një video të realizuar nga Francesco Marinelli, realizuar nga “Air Marin Drone”.  Një fluturim gjatë natës në Bitonto, i realizuar pikërisht me një dron, për t’i treguar botës së internetit rezultatin e rivendosjes së inxhinierisë së ndriçimit të përfunduar në pjesën historike të qytetit.  Efekti i dritës së re, me ndikim të ulët në mjedis, dhe të gjitha bukuritë e Bitontos në “dy minuta befasi nate”, shkruan Abbaticchio në “Facebook”.


Like it? Share with your friends!