Të gjitha arsyet përse duhet të hani çdo ditë nga një lugë fara lini/ ja vlerat e paçmueshme dhe lëndët ushqyese


Deri më tani nuk i kemi vlerësuar sa duhet farat e lirit, duke menduar se janë të vogla dhe nuk kanë shumë për ta na ofruar. Kur të mësoni se sa vlera ushqyese, minerale e vitamina përmabjnë do i përfshini në çdo recetë, duke qenë se nuk e prishin shijen e ushqimit!

Përzieni një lugë fara lini në smoothien tuaj, apo në një gotë kos dhe u keni siguruar flokëve e lëkurës, lëndët ushqyese për të cilat kanë nevojë. Me një koktej yndyrnash të mira, vitaminash të kompleksiot B dhe minerale – këto fara i mbajnë flokët dhe lëkurën tuaj të shëndetshme. Farat e linit kanë veti anti-inflamator, që minimizon acarimin e lëkurës, inflamacionin e indeve dhe skuqjen.

Ndihmon trupin që të përthithë të gjitha mineralet e vitaminat nga ushqimet.plotë

Yndyrnat e kombinuara së bashku me fibrat kanë tendencën t’ju ngopin më shpejtë. Farat e linit janë burim i shkëlqyer i lëndëve të sipërpërmendura.

Farat e linit gjithashtu mund të mbajnë nën kontroll nivelin e kolesterolit për shkak të fibrave të tretshme të cilat ndihmojnë në grumbullimin e yndyrës dhe kolesterolit, duke shkaktuar që trupi juaj të prodhojë nivele më të ulëta të kolesterolit në gjak.

Ndikonjnë pozitivisht në hormonet femërore

Farat e linit përmbajnë një dozë phytoestrogjene . Këto phytoestrogjene kanë një efekt balancues në hormonet femërore, dhe është parë si një alternativë për terapinë zëvendësuese të hormoneve . Ato gjithashtu mund të jenë shumë të dobishme për balancimin e cikleve menstruale.

Ndihmon trupin në pastrimin e toksinave

Siç e përmendëm më sipër, liri përmban sasi të shumta të fibrave, të cilat do të kontribuojnë në pastrimin e zorrës së trashë, duke ndihmuar trupin tuaj të lirojë toksina të dëmshme. Filloni me 1 – 2 lugë çaji në ditë për të shmangur fryrjen. Burimi: DAVID WOLFE


Like it? Share with your friends!