Parashikimi i motit, 20 Korrik 2020


Moti i kthjellët do të dominojë në pjesën më të madhe të vendit tonë, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat bregdetare. Por vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore kryesisht në orët e pasdites.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë, duke luhatur vlerat nga 12°C deri në 35°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det, me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim 4-5 ballë./ Opinion.al


Like it? Share with your friends!