Muca/ Kapiteni i Tiranës i futet politikës, propozohet si kandidat për deputet


Gentian Muça vetëm pak ditë më parë fitoi titullin kampion me Tiranën, pas një sezoni shumë të mirë të zhvilluar.

Megjithatë vetëm pak ditë pasi u shpall kampion, kapiteni bardheblu ka marrë një tjetër vlerësim, por këtë herë në fushën e politikës.

Muça është propozuar nga anëtarësia e Partisë Demokratike, Dega 8, si një kandidat për deputet.

Pasi fitoi titullin, tani mbrojtësi do përpiqet të fitojë edhe në fushën e politikës, të cilën mund ta nisë shumë shpejt.

Mesa duket lojtari është shumë i lidhur me ngjyrat bardheblu, teksa edhe në politikë ka zgjedhur të përfaqësojë këto ngjyra.


Like it? Share with your friends!