Mot i kthjellët dhe me temperatura të larta, e enjtja vijon me diell


Masat e qëndrueshme dhe të nxehta që kanë hyrë në qarkullim në vend, do të vijojnë të jenë dhe sot. Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës. Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë e përgjatë vijës bregdetare mesatare, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 3 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:

 

vendet malore 17° deri 33°C

 

vendet e ulëta 19° deri 37°C

 

vendet bregdetare 21° deri 34°C

 

Ju urojmë një ditë të mbarë!


Like it? Share with your friends!